Yuri Kim për SPAK: Jeni kthyer në tmerrin e kriminelëve! Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë

20/12/2021 11:47

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për punën e SPAK dhe BKH-së, duke thënë se të gjithë janë të mahnitur me punën që po bëjnë në luftën kundër korrupsionit. Sipas Kim, SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve, dhe në sytë e fëmijëve janë heronjtë e vendit.

Ndër të tjera, Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë por do të ecin përpara pavarësisht fjalëve të të tjerëve. Ambasadorja thotë se do t’i mbështesë e nxisë sepse janë shpresa e vendit.

Yuri Kim: Nuk do të jetë e lehtë, apo e shpejtë, duhet shumë punë, çdo ditë duhet të injorosh atë që thonë të tjerët. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë, dhe për të hetuar këdo, pavarësisht pozicionit që mbajnë. BKH do të ketë vendin e saj përkrah FBI-së, për ti treguar të gjithë botës, që ju jeni të denjë.

Dua të uroj SPAK për 2-vjetorin e themelimit, mendoj se në këto 2 vite, kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër, I gjithë vendi është mahnitur, SHBA do të falenderojë prokurorët e SPAK që po luftojnë kundër korrupsionit. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe më shumë ndihmë është rrugës nga SHBA.

E themi shpesh, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, kur të biem do të ngrihemi sërish, pika kyçe është që të ecësh përpara, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ju. Duhet të jemi krenar për faktin se tani jeni duke u bërë tmerri i kriminelëve, heronjtë e fëmijëve. Ju jeni shpresa e vendit, për këtë ju falenderoj, ju mbështes dhe ju nxis.

Top Channel