Dy çanta të mbushura me armë zjarri dhe municione të tjera janë gjetur në Qafë Botë, në kufirin e gjelbër.

Policia njofton se ende nuk ka informacione për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Brenda dy çantave të zeza kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë. Nuk dihet nëse armët do të përdoreshin për ndonjë atentat apo nëse autorët donin t’i kalonin matanë kufirit.

Policia dhe prokuroria e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel