Ndihma për “fëmijët e Republikës”/ Kryeministri Rama prezanton një nismë në ndihmë të fëmijëve që humbën prindërit në detyrë

20/12/2021 14:39

Në të fundit seancë plenare për këtë vit, parlamenti miratoi projekt ligjin “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” përmes të cilit qeveria synon mbështetje për të gjithë fëmijët e atyre që humbin prindërit në krye të detyrës.

Në këtë kategori përfshihen fëmijët e policëve që humbin jetën në përpalljen me krimin, si dhe fëmijët e atyre  mjekëve dhe infermierëve të ndarë nga jeta në luftën me Covid 19.

Statusi ‘Fëmijë nën Kujdesin e Republikës’ përfitohet deri në moshën 18 vjeç, por i siguron personit një trajtim të veçantë material dhe moral deri në moshën 25 vjeç nëse ndjek edhe arsimin e lartë.Përfitimet materiale përfshijnë trajtim financiar mujor që llogaritet në bazë të pagës mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.  Në masën 100% për çdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë nën Kujdesin e Republikës”, tha Rama.

Në masën 70% për çdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka vetëm dy fëmijë. Në masën 40% për çdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë nën Kujdesin e Republikës”, apo 50% kur janë 3 fëmijë.

Pas kësaj fjale në parlament kryeministri Edi Rama u largua, duke mos preferuar të debatonte me kreun e opozitës Lulëzim Basha.

 

 

 

 

Top Channel