“Një tradhtar s‘mund ta kemi kryetar”/ Dhjetëra demokratë në mbështetje të Berishës

20/12/2021 16:20

Dhjetëra demokratë janë mbledhur këtë të hënë në mbështetje të Sali Berishës.

Njëri prej protestuesve e quan tradhtar kreun aktual të PD-së, Lulzim Bashën.

”Një tradhtar një monstër, nuk mund ta kemi kryetar, ky e shiti, kam dhënë jetën në ’97-ën në PD e ku në Lushnjen në Lushnjën e Kongresit, e bandave, ky  që e bëri PD për pazare”, tha demokrati.

Ish-kryeministrisë Sali Berisha, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe protestuesit që deri pak çaste më parë qëndronin para selisë së Partisë Demokratike ndodhen në sheshin para Kryeministrisë.

Aty po mbahet protesta kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha është një nismë dashakeqe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë raportohet se dyert e Kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti, ndërsa pranë saj qëndrojnë edhe makina ujëhedhëse.

Top Channel