“Do ju ndërpres fjalën, fikjani mikrofonin”/ Basha debaton me Nikollën: Nëse jeni ballëlartë, ejani shkojmë para SPAK

20/12/2021 11:27

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka debatur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për të marrë të drejtën e fjalës pas ministres Spiropali.

Ndonëse Balla kërkoi që të vijohet me rendin e ditës, Basha i mëshon vettingut në politikë dhe i fton të gjithë që të shkojnë para SPAK.

Basha: Edhe njëherë, toleranca e vetme ndaj jush buron nga kohëzgjatja e shkurtër. Përfaqësuesit e nenit të korrupsionit mund të çohen të gjithë dhe mund të çohen se pjesa më e madhe janë kriminelë, i ke këtu në këtë sallë por kur nuk ju përmend emrin mos flisni. Ajo ishte replikë ndaj saj që vjen këtu të na tregojë legjitimitetin. Zonja 5 milionë, mburret për 5 milionë.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë, do ju ndërpres fjalën.

Basha: Lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishin gjysma prej jush ën SPAK dhe se kam fjalën thjesht në godinën por në kafazin e SPAK-ut.

Nikolla: Fikjani mikrofonin.

Basha: Më lejoni të mbaroj fjalën se prandaj është mikrofoni. Jeni ballëlartë ju, ejani të shkojmë të gjithë para SPAK-ut. Të mos ketë merak zonja 5 milionë, e fillojmë nga unë.

 

Top Channel