Zgjedhjet e 25 prillit/ Abilekaj në Open: Të pakënaqurit s’janë të opozitës që ecin nga mazhoranca

04/03/2021 22:16

Analisti Carlo Bollino dhe gazetari Enton Abilekaj .janë përfshirë në debat me njëri-tjetrit mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.

Abilekaj tha se të pakënaqurit nuk janë të opozitës që ecin nga mazhoranca, por janë nga mazhoranca. Ai theksoi se në zgjedhjet e 25 prillit ka vetëm një kandidat, ai është Rama e qytetarët do të votojnë pro ose kundër tij.

Debati Bollino-Abilekaj:

Abilekaj: Të pakënaqurit nga opozita, ai që gënjen më pak është në opozitë. Ai vetëm për vaksinat ka gënjyer 7 herë sot.

Bollino: Gjithë Evropa ka ënjyer për vaksinat.

Abilekaj: Ky ka gënjhyer me sekretet e veta. Të pakënaqurit nuk janë të opozitës që ecin nga mazhoranca.

Bollino: Përse i ka humbur 400 mijë vota se ka të pakënaqur.

Abilekaj: Në 2017-ën i mohuan PD-së vota se thanë nuk do futemi në zgjedhje dhe bënë pakt me Ramën.

Abilekaj: Basha u fut të mësonte dorën ato quhen prova teknike të një lideri të lirë. Njerëzit tani duan që të heqin qeverinë. LSI është një parti jo ideologjike qëkur lindi ishte fraksion i PS-së dhe më pas u bë parti pragmatiste. LSI nuk ka të pakënaqur që për një arsye pragmatike lëvizin nga një parti në tjetrën. Është mundësi e madhe që LSI të vijë në pushtet. Elektorati i pakënaqur është nga opozita. Në zgjedhjet e 25 prillit ka vetëm një kandidat, ai është Rama, qytetarët do të votojnë pro ose kundër tij.

Top Channel