Kandidimi i mjekes Najada Çomo nën logon e PS hapi debate në studion e Open mes dyshimit nëse ajo po përdoret nga kryeministri Edi Rama apo e kundërta.

Debati

Gjekmarkaj: Dua ta ndaj si një njeri ekselent për atë se çfarë ka bërë, e megjithatë është një resurs në politikë. Por operacioni që ka bërë Rama sot ishte i shpifur, dhe përdor një njeri të tillë meqë ka dështuar në pandemi. Çfarë do të thotë të jesh ministër në Shqipëri? Asgjë.

Se njerëzit nuk janë lopë e dele, kanë arsye e shohin që kjo është gënjeshtër, i thotë Najadas hajde të bëhesh ministre, ndërkohë që Beqaj dhe Manastirliun e ngopi me para, i kemi spitalet si Bagdadi.

Bollino: ose ajo është kukull ose e kundërta, se ajo është një zonjë, profesioniste, është në gjendje të refuzojë nëse do. Nuk mendoj se është përdorur.
vë bast tani që do e masakrojnë tani nga mëngjesi deri në darkë opozita, sic ndodhi me doktor Kosovën. Ajo është e para, se tregon tendencën e Ramës për të larguar figurat e konsumuara.

Abilekaj: Çomo është një nga njerëzit e shumtë që Rama e ka afruar me një premtim. Një profesionist i mirë që ka bashkëpunuar me Ramën ka dështuar. Se njerëzit që ka shpëtuar Çomo do e paguajë me votë atë.

Është korrupsion i pastër politik nga Rama dhe kërkon të rri gjithë jetën në politikë me korrupsion.

Top Channel