E martë, 24 Gusht 2021
17:49
Lista e Enriques, Reali i Madridit “kthehet” te “La Roja”

Reali i Madridit “rikthehet” në kombëtare.

17:46
Rritje e frikshme e shifrave/ MSH: 800 raste të reja me covid dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit. 800 raste të reja, gati dyfishi i ditës së djeshme kur ishin 397 raste pozitive, u testuan gjatë kësaj fashe orare. Po ashtu edhe dy pacientë kanë humbur betejën me covid, duke e çuar në 2,480 numrin e përgjithshëm të viktimave.

17:39
Zv/konsulli hero italian, mes plumbave shpëton fëmijët në Kabul. Fotoja bëhet virale!

Në internet, janë bërë virale fotot e një diplomati të ri Italian, i cili nuk është larguar nga Kabuli pavarësisht kaosit që ka përfshirë sidomos aeroportin e kryeqytetit afgan, por ka qëndruar të ndihmojë evakuimet.

17:37
Edhe Ronaldo në PSG? “Ndoshta” shkruan njeriu që konfirmoi kalimin e Messit në këtë skuadër

Khalifa Bin Hamad Al-Thani, i cili konfirmoi kalimin e Lionel Messit në PSG, ka postuar një imazh të Cristiano Ronaldos me fanellë të Paris Saint-Germain me fjalën: ‘Ndoshta?’

17:34
Fotot/ Ylli i TikTok-ut vdes tragjikisht teksa po bënte një video në majë të çatisë, kushërira filmon momentin kur bie

Një yll i” TikTok-ut” nga Turqia vdiq tragjikisht, ndërsa përpiqej që të bënte një video. Ajo ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash dhe ndërroi jetë në vend.

17:25
Helmim në kuzhinat e universitetit prestigjoz gjerman/ Gjymtyrët e studentëve bëhen blu (fotot)

Studentët kanë raportuar për të përziera dhe disa prej tyre kanë parë që gjymtyrët u kanë ndryshuar ngjyrë.

17:24
“Tani, do të jetë e pathyeshme”/ Ushtria amerikane teston super-mbrojtjen raketore!

Trupat e SHBA-së kryen për të parën herë në tokën amerikane testimin e  sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome, apo Kupola e Hekurt me ndihmën e firmave izraelite.

17:16
Shembet ndërtesa në Itali, vdes fëmija shqiptar 4 vjeç. Nëna në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Strada del Bramafame, në Torino të Italisë, ku pati shpërthim nga rrjedhja e gazit dhe për pasojë u shemb ndërtesa.

17:07
Aksident i rëndë në Gjakovë/ Shoferi humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë një person. Plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bistrazh, të Gjakovës. Nga informacionet e para raportohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

17:03
Nesër, këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ditën e nesërme nga ora 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në disa zona të kryeqytetit.

16:53
Kishte mbushur makinën me teste të shpejta në Serbi/ Ndalohet në kufi kosovari që tentoi t’i kontrabandonte

Policia kufitare në Kosovë ka parandaluar kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19. Në njoftim bëhet e ditur se, në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardhë oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

16:51
Burri noton 20km nga Rusia drejt Japonisë për të kërkuar azil (fotot)

Një rus ka notuar për më shumë se 12 milje (20 km) nga ishulli rus i veriut te Paqesorit, Kunashir drejt qytezës japoneze të Shibetsu në ishullin Hokkaido, ku kërkoi azil politik kësaj të diele.

16:48
12 orë në mes të detit, delfinët shpëtojnë notarin nga vdekja!

Pas 12 orësh në mëshirën e dallgëve,  një notari të bllokuar dy milje e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee në Irlandë, nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveçse të shpresonte në një “mrekulli”.

16:44
26-vjeçari me motomjet përplas makinën e policisë, plagosen tre persona mes tyre një polic

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, në rrugën “5 Maji” pasi një 26-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet është përplasur me një makinë policie.

16:43
BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave

Procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera, pohoi për DW një zëdhënëse e Komisionit Europian.

16:36
“Krimi makabër njollosi familjen tonë”/ Reagon vëllai i Dardan Krivaqës: Të marrë dënimin e merituar!

Pas arrestimit të Dardan Krivaqes si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka reaguar Kastriot Krivaqa, i cili ka kërkuar dënim për vëllain e tij.

16:28
“Persekutim pse veshëm xhinse”/ Tmerri taleban: Të vrasim në vend, por na sheh bota!

Disa të rinj afganë thanë se janë kërcënuar nga talebanët vetëm sepse vishnin xhinse. Njëri prej tyre shkroi në Facebook se kanë qenë duke ecur në rrugë kur janë ndaluar prej një grupi talebanësh të cilët i akuzuan se nuk respektonin islamin.

16:27
Avioni i Ukrainës për evakuimet afgane merret peng në Kabul, thotë zv. ministri (fotot)

Avioni i dërguar nga Ukrainia për evakuimet e qytetarëve të saj është marrë peng nga sulmues të panjohur në aeroportin e Kabul, tha mëngjesin e sotëm zv. ministri i jashtëm i vendit Yevgeny Yenin.

16:24
“S`keni parë gjë akoma”/ Ekspertët: Po vjen Covid 22, më vdekjeprurës se Delta!

Një variant i ri i koronavirusit, i mbiquajtur “Covid-22” mund të jetë më vdekjeprurës se Delta që është kthyer sot në mbizotërues nëpër botë, paralajmërojnë ekspertët.

16:24
Përmbytjet katastrofike në Gjermani: “Ndryshimet klimatike i shtuan gjasat me 9 herë!”

Ndryshimi i klimës i shtoi me 9 herë gjasat që përmbytjet shkatërrimtare të muajit të kaluar në Gjermani e Belgjikë, të ndodhnin vërtet thotë hartuesit e një studimi të publikuar së fundi.

16:22
“Unë dhe Rama qeshim me ata”, Vuçiç “kunja” për Open Balkan!

Në një intervistë për televizionin serb, Happy TV, Aleksandër Vucic ka komentuar nismën “Open Balkan’’, duke e cilësuar një ide të jashtëzakonshme për Ballkanin e një promoter të rritjes ekonomike.

16:20
“Kishte frikë nga “Black Hawk Down”, Biden urdhëroi trupat të mos dilnin nga aeroporti!

Joe Biden u kishte thënë krerëve ushtarake se ngurronte t`i jepte OK-in zhvendosjes së trupave amerikane jashtë perimetrit të aeroportit të Kabulit nga frika e përsëritjes së ndonjë tragjedie të tipit “Black Hawk Down”.

16:14
Kosovë/ 13 persona humbin jetën në 24 orët e fundit, sërish numër i lartë infektimesh

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid 19, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku konfirmohen se po gjatë kësaj fashe orare janë testuar pozitivë edhe 1.901 raste të reja me koronavirus, bazuar në 10.848 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

16:14
Hap vrimë në murin e fqinjit, tenton ta mbysë duke i lëshuar gaz!

Ka përfituar nga fakti që fqinji nuk ishte në shtëpi për të hapur një vrimë në murin e tij përmes të cilës t`ia mbushte shtëpinë me gaz.

15:59
Conor McGregor prezanton jahtin 50m të gjatë, me rrëshkitse ajri dhe fushë golfi (fotot)

Luftëtari i arteve të përziera marciale Conor McGregor është duke u rekuperuar nga dëmtimi tij në kavilje në super-jahtin e tij 50 metra të gjatë, që mburet me një rrëshkitëse ajri deri në det dhe një fushë golfi pluskuese.

15:51
Videoja virale ku dasmorët kërcejnë në mes të rrugës/ Bllokohen makinat luksoze, nën hetim 4 shoferë

Një video, ku disa dasmorë ndaluan makinat në mes të autostradës dhe Laç dhe ia morën valles, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

15:43
“Mësojuni vajzave që ndarja është ok!”/ Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt. Ajo u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit, pa shenja jete. Ata që e dërguan atje ishin dy të rinjtë, të cilët policia i ka identifikuar si Arbër Sejdiu, dhe Dardan Krivaqa. Ky i fundit sipas familjarëve është bashkëshorti i 18-vjeçares që humbi jetën, e identifikuar si Marigona Osmani.

15:42
Zjarr në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë një nga pyjet më të rëndësishme të qytetit

Një vatër zjarri përballë fshatit Zhulat në Cepo të Gjirokastrës është duke kërcënuar një masiv pylli dhe shkurresh në një habitat të rrallë natyror.

15:34
Më pak regjistrime në shkollë/ Elbasan, deri më tani janë regjistruar 70 për qind

Regjistrimet në klasat e para e të 10 vijojnë online, pavarësisht rekomandimeve për një fazë regjistrimi fizik për shkak të vështirësive me të cilat është shoqëruar procesi.

15:30
Shulku: Po fillon sezoni i veçantë, futet në funksion sistemi var, pritet edhe rikthimi i tifozëve

Kampionati shqiptar, ai i Superligës por edhe kategoritë poshtë saj do të jenë të fundit që do të fillojnë në Europë.

15:27
Literatura për bibliotekat e shkollave/ Zgjidhen anëtarët e dy bordeve të rekomandimit

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.

15:26
Krerët e CIA-s takim sekret me talibanët/ SHBA, BE luten për zgjerimin e evakuimeve përtej afatit final të 31 gushtit (fotot)

Raportimet e sotme për krizën në Afganistan flisnin për marrëveshje përmes kanaleve të fshehta mes SHBA dhe Talibanëve teksa presidenti Joe Biden përballet me presion në rritje për të zgjeruar afatin e evakuimeve nga vendi përtej 31 gushtit.

15:20
Rama replikë për Bregoviçin/ Debat në “Facebook” me kritikët se “përse e barazoi me Dua Lipan”

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka replikuar në distancë me ata të cilët nuk lanë gjë pa i numëruar, për pozicionin e mbajtur prej tij, ndaj Goran Bregovic i ftuar të dielën e shkuar në festën e birës në Korçë.

15:18
DASH: Shmangni Shqipërinë/ Paralajmërimi për amerikanët: Vaksinohuni para se të udhëtoni

Rritja e shifrave të COVID 19 në vendin tonë ka alarmuar Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili i kërkon shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet me destinacion Shqipërinë.

15:14
Në shtator, vaksinime të lira/ Manastirliu: Ta shfrytëzojmë për të mbrojtur shëndetin

Edhe muaji shtator do të jtë i hapur për tu vaksinuar të gjithë personat mbi 18-vjeç.

15:12
Mbeturinat hidhen në lumin Kir në Shkodër/ Mbetjet urbane pranë varrezave të dëshmorëve prej 20 vitesh

Në një kohë që në Shqipëri prej ditësh flitet per zjarret, demet e mëdha që shkaktohen dhe masat parandaluese, në Shkodër thuajse çdo natë, iu vihet zjarri mbeturinave të depozituara prej me shume se 20 vitesh ne brigjet e lumit Kir duke shkaktuar një dem të madh ekologjik.

15:03
Talebanët “marrin botën me të mirë”: Kemi ndryshuar, do të luftojmë terrorizmin!

Talebanët po kërkojnë që bota ta njohë regjimin e tyre, e pohuar kjo për Newsweek nga një eksponent i lartë i grupit, i cili këmbënguli se militantët nuk do të lejohen më të ndërmarrin sulme në vende të tjera.

14:46
Zbulohet shifra/ Sa qytetarë janë evakuuar nga Kabuli?

37 mijë persona janë evakuuar nga Afganistani, gjatë 10 ditëve të fundit.

14:29
Ukraina del kundër Gjermanisë: Nord Stream 2 është armë gjeopolitike!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e etiketoi gazsjellësin thuajse të përfunduar tashmë Nord Stream 2 mes Rusisë dhe Gjermanisë si “një armë të rrezikshme gjeopolitike.

14:25
I dehur bënte manovra në rrugë, shoferi ‘pilot’ tenton të arratiset por ndalet nga policia

Shoferi ‘pilot’ dhe pasagjeri që udhëtonte në makinë me të janë ndaluar nga policia e Shkodrës.

14:20
Heroinë në makinë dhe plagosje me thikë për motive të dobëta, 3 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga tre persona ditën e sotme.

14:14
Veliaj dhe Rama në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, në fund të vitit pret 300 familjet e para

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet.

14:06
Lidhja e tyre zgjati vetëm 2 muaj, zbulohen arsyet e ndarjes së Irina Shayk nga Kanye West

Lidhja 2 mujore e Kanye West dhe Irina Shayk nuk ka qenë aspak serioze dhe mes çiftit të famshëm nuk ka pasur asnjëherë ndjenja. Një burim për “E!News” ka treguar arsyet e ndarjes së dyshes duke theksuar se modelja ruse dhe reperi amerikan e dinin që në fillim që nuk do të kishin një romancë të konsoliduar, por thjesht shijuan për pak kohë shoqërinë e njëri-tjetrit.

14:03
DASH-amerikanëve: Rishqyrtoni udhëtimet drejt Shqipërisë prej COVID-19

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë Këshillimin e Udhëtimit për Shqipërinë, të përditësuar nga DASH, ku apelohet që amerikanët të rishqyrtojnë udhëtimet në Shqipëri për shkak të rritjeve të rasteve të reja me Covid-19.

13:48
Manastirliu: Edhe shtatori muaji i hapur për vaksinim masiv/ Plani për përballimin e një tjetër vale të koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se Shtatori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv, duke apeluar qytetarët ta shfrytëzojnë sa më parë këtë mundësi, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.

13:32
Rama, Veliaj inspektojnë kantierin e rindërtimit tek “5 Maji”: Në fund të vitit fusim njerëzit në apartamente

Lagja 5 Maji në Tiranë është shndërruar në një prej kantiereve më të mëdha ku do të marrë jetë një nga qendrat urbane, ekonomike e sociale më moderne në Shqipëri, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, kisha, xhami, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.

13:19
Detaje tronditëse nga vrasja e 18-vjeçares/ Krivaqa dyshonte se Marigona e tradhëtonte me kushëririn, e dhunoi për vdekje, shoku e ndihmoi…

Shkaqe të dobëta xhelozie po hetohen si pista kryesore që bëri Dardan Krivaqën vrasësin e partneres së tij.

13:10
Gjermania shton presionin mbi të pavaksinuarit, rregullorja e re nuk le “rrugë shpëtimi”

Në Gjermani, do të ketë një rregullore të unifikuar tani ndaj pandemisë së koronavirusit, në një kur deri më tani, rregullat ndryshonin nga landi në land.

13:08
FOTO/ Muralet që po zbukurojnë Tiranën!

Muret me tulla në disa rrugë të Tiranës, po zëvendësohen me murale, të cilat po zbukurojnë qytetin.

12:56
Atentati mafioz në Lushnje/ Reagon PD: Pasojë e sigurisë që gëzon krimi përballë një shteti të gjunjëzuar

Pas ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur biznesmeni Bledar Muça ka ardhur një reagim edhe nga selia e PD-së.

12:52
Kultivuan kanabis në toka, katër të arrestuar në Vaun e Dejës (Emrat)

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor dhe ka vënë në pranga katër persona, të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.

12:28
Në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares që bashkëjetonte, arrestohet autori i vrasjes Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa është vënë nën prangat e policisë së Kosovës.

12:21
Pse s’po vijnë afganët? Talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur…

Që prej 10 ditësh qeveria shqiptare ka gjithçka gati për të pritur refugjatët afganë, por kjo nuk varet nga gatishmëria e qeverisë, gjithçka lidhet me operacionet e shpëtimit që organizohen në terren nga forcat ushtarake amerikane.

12:17
Karaburuni i “pushtuar”/ Në gadishull nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës

Bukuritë natyrore të Vlorës, do të presin pushues deri në vjeshtë. Pjesa historike e Sazanit dhe gjiret e bukura të Karaburunit tërheqin masivisht turistet, të cilët shoqërohen me udhërrëfyes të huaj dhe shqiptarë.

12:06
Turisti ukrainas gjendet në bregdet pa shenja jete, dyshohet se…

Një 66-vjeçar është gjetur në bregun e plazhit të Golemit pa shenja jete.

12:02
18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit/ Behgjet Pacolli ofron shpërblim për të gjetur burrin vrasës

Behgjet Pacolli ka ofruar shpërblim monetar për këdo që jep informacione për vendodhjen e Dardan Krivaqa, që dhunoi për vdekje gruan e tij, një ditë më parë.

11:45
Komentuesit ‘i sulen’ Ramës se ‘barazoi’ Dua Lipën me Brogovic! Kryeministri: Kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur…

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës së djeshme.

11:41
Shaqiri prezantohet te Lyoni: Pres me padurim të zbres në fushë e të shënoj gola

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Lyonit në Ligue 1.

11:29
Po dhunonte dhe godiste me thikë djalin e tij, kapet në kohë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar që po dhunonte djalin është arrestuar sot në Vlorë.

11:28
G7-ta mblidhet për Afganistanin; Anglia, Franca e Gjermania pakënaqësi ndaj Biden!

Lideret e shtatë vendeve më industrializuara të botës mblidhen edhe një herë në formatin virtual mes ringjalljes së pandemisë, me një shqetësim të madh në mendje, që është kthyer në çështjen më të ngutshme të momentit.

11:22
Xhaka konfirmon të ardhmen tek Arsenali

Mesfushori kosovar Granit Xhaka përmes llogarisë së tij sociale “Facebook” ka konfirmuar që do ta vazhdojë të ardhmen me klubin e Arsenalit.

11:16
“Duam 50 kamera borxh”! KQZ-ja e Kosovës kërkesë të veçantë për KQZ-në e vendit tonë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është drejtuar me një kërkesë të veçantë KQZ-së së Shqipërisë për huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

11:07
Vranë administratorin e plagosën klientët, asnjë gjurmë e atentatorëve

Një i vrarë dhe pesë të plagosur është bilanci i një atentati i tipit mafioz në Lushnje.

10:57
Aksidentohet 16-vjeçari mbi zetor/ E përplas makina në Shkodër-Velipojë

Një 16-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti rrugor në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në aksin rrugor Shkodër Velipojë, ndërsa 16-vjeçari është identifikuar si Oltis Geci.

10:54
Ekzekutimi në Lushnje, shoqërohen 15 persona, autorët në arrati/ Ja si është gjendja shëndetësore e pesë të plagosurve

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një prej lokaleve në pedonalen e Lushnjes.

10:44
Durrës/ Makina përplas 78-vjeçaren

Një këmbësore 78-vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi u përplas nga nje mjet ti “Ford”.

10:34
Në lokal me armë, policia ‘kap mat’ 48-vjeçarin në lagjen ‘Ali Demi’ (Emri)

Pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali në lagjen ‘Ali Demi’, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete policia ka nisur aksionin!

10:30
Kemi dasmë? Rita Ora po konsideron martesën me regjisorin Taika

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi mund të martohen së shpejti, thonë mediet rozë.

10:26
Genta Ismajli në pritje të fëmijës së parë, postohet video me barkun e rrumbullakosur

Sërish një lajm i bukur! Këngëtarja e mirënjohur Genta Ismajli është në pritje të ëmbël.

10:03
Tragjedia në Ferizaj/ Flet babai i 18-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar

Vdekja e një 18-vjeçare nga Ferizaj tronditi mbarë opinionin publik ditën e djeshme.

10:02
Lezhë/ Makina merr flakë në ecje, shkak dyshohet defekt teknik në mjet

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në rrugën e “Ranës së Hedhun”.

09:43
Kubë, në 24 orët e fundit 74 persona të vdekur nga COVID-19

Në shtetin e Karaibeve, Kubë, në 24 orët e fundit 74 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

09:32
Maja e Rrunës mbetet problematike! Zjarret po djegin pyjet në Shkodër, Lezhë, Dibër e Vlorë

Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon të mbetet aktiv prej shumë ditësh. Ministria e Mbrojtjes njofton se problematike situata mbetet në Majën e Zezë.

09:32
Si u vra biznesmeni në Lushnje/ Pamjet e plumbave dhe xhamave të thyer, autorët qëlluan me breshëri, djegin makinën pas krimit

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë shtetasi Bledar Muça.

09:15
Bjonde apo brune? Vajzat e njohura që guxuan në ekstrem, zgjidhni të preferuarën tuaj

Bjonde apo brune është një debat rreth bukurisë që ndoshta nuk do të ketë fund kurrë.

09:09
Lojërat Paralimpike nisin në Tokio

Në Tokio të Japonisë nisin sot Lojërat Paralimpike.

08:58
Aksident fatal në Shkodër/ Përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari (Pamjet nga vendngjarja)

Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një aksident tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.

08:50
A do të krijojë Afganistani një tjetër krizë emigrantësh për Evropën?

Gjashtë vjet më parë, më shumë se 1.2 milion emigrantë nga shumë pjesë të botës ikën drejt Evropës, duke udhëtuar qindra apo mijëra kilometra për të kërkuar një jetë të re në një krizë që ka lënë plagë të thella politike.

08:44
​Protestë në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares

Vrasja e një 18-vjeçareje ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur zemërim në vend.

08:32
Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

17 persona humben jetën të hënën nga COVID-19, ndërsa u shënuan mbi 1 mijë raste të reja të infektimit.

08:24
Ti Raporton/ Qytetari denoncon pirgjet me plehra në Lezhë

Një banorë i fshatit Mab të Lezhës ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën e plehrave në rubrikën ‘Ti Raporton’, në Top Channel.

08:20
“Reaguat për Bregoviçin dhe jo për vrasjen në Kosovë”, biznesmeni gay: Ne kemi kafshë, jo artista!

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën, ku një 18 vjeçare u vra nga dy të rinj dhe u la pa shenja jete në spitalin e Ferizaj.

08:13
Tërhiqet stuhia tropikale Henri; amerikanët fillojnë pastrimin

Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara filluan të pastrojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia tropikale Henri, pjesë të së cilës vazhduan të sillnin shi në rajon.

07:31
Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:42
OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.

06:16
Soda e bukës kundër reumatizmës dhe artritit/ Si ta përdorni

Ekspertët janë gjithnjë e më të bindur për rolin fantastik të sodës së bukës kundër reumatizmës dhe artritit. Kjo bindje i atribuohet aftësisë së sodës së bukës për ruajtjen e ekuilibrave të pehashit në organizëm.Nëse këto ekuilibra prishen, trupi është në telashe.Një shëndeti i mirë kërkon një mjedis që nuk është shumë alkalin dhe as shumë acidik.

05:57
Zbuloni arsyet përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

05:30
Aktiviteti fizik dhe zemra/ Përse nuk duhen kaluar 130 rrahje në minutë

Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe jetgjatësisë. E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju ndihmon edhe me shëndetin mendor.

05:05
Dieta e lëngjeve/ Çfarë është dhe si funksionon

Siç e thotë edhe vetë tituli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër. Këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave.

03:46
​SHBA: Miratim i plotë për vaksinat Pfizer

Administrata Federale Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi sot një miratim të plotë për vaksinat kundërCOVID-19 të kompanisë Pfizer-BioNTech.

03:23
Këto janë shenjat e zodiakut që gjithmonë mendojnë se dinë gjithçka

I njihni njerëzit që mendojnë se dinë gjithçka dhe e konsiderojnë veten ekspertë pavarësisht se cila është tema? Ata që dinë gjithçka për gjithçka? Epo, mbase arsyeja për një sjellje të tillë qëndron në astrologji.

02:50
Johnson dhe Biden diskutojnë për evakuimet nga Kabuli

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden u dakorduan sot gjatë një bisede telefonike të punojnë së bashku për të ndihmuar personat që janë planifikuar të largohen nga Afganistani pasi të ketë përfunduar faza fillestare e evakuimit, njoftoi zyra e kryeministrit britanik.

02:35
Haiti, shkon mbi 2200 numri i viktimave nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin ka shkuar mbi 2.200, njoftoi të dielën agjencia e mbrojtjes civile e vendit.

02:22
SHBA, uragani “Henri” goditi Rhode Island

Uragani “Henry” ka goditur shtetin amerikan Rhode Island, ku më shumë se 140.000 familje mbetën pa energji elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).

01:59
Shkon mbi 4.97 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,97 miliardë doza të vaksinës së Covid-19.

01:44
SHBA, shkon në 22 numri i viktimave nga përmbytjet

Së paku 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytje masive përfshinë Tennessee-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:21
Foto/ Atentati në Lushnjë, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve, 18 km larg qytetit të Lushnjës

Mbrëmjen e së hënë u ekzekutua me breshëri biznesmeni Bledar Muça në lokalin e tij në Lushnjë. Ai ishte ulur në tavolinë me persona të tjerë dhe nga atentati mbetën të plagosur 5 persona të tjerë.

00:55
Ancelotti: Vinicius mund të rritet më shumë, gabuam në pjesën e dytë

Në javën e dytë të La Liga-s, Reali i Madridit mori dhe barazimin e parë sezonal në transfertën kundër Levantes. Trajneri i “Los Blancos” ka folur ne lidhje me takimin dhe sipas tij, pas këtij rezultati skuadra duhet te punojë edhe më shumë për të përmirësuar.

00:43
Bayern “blindon” Joshua Kimmich, kontratë e re deri më 2025-ën

Joshua Kimmich rinovon edhe për 4 sezone të tjera me Bayernin. Lajmin e ka dhënë vetë klubi gjigant bavarez nëpërmjet një komunikate ku sqaron se futbollisti polivalent 26-vjeçar ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në verën e 2025-ës.

00:32
Tuchel lavdëron Lukakun, Arteta justifikohet me mungesat

Chelsea siguroi një tjetër fitore ne Premier League, këtë herë në derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Trajneri Thomas Tuchel u shfaq entuziast për suksesin, teksa kënaqësi shfaqi edhe për debutimin me gol të Romelu Lukakut.