43 mije vota pro shkarkimit të Bashës/ Sali Berisha: Demokratët sot vendosën largimin e peng Bashës

19/12/2021 01:21

Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij shkoi në oborrin e selisë së Partisë Demokratike për të shpallur rezultatin e referendumit, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Sali Berisha tha se në ditët në vijim ai bashkë me mbështetësit e tij do të shkojnë në selinë e Partisë Demokratike, ku do të nisin riorganizimin e partisë.

Ish-kryeministri tha se ky revolucion nuk do të ndalet dhe iu bëri thirrje edhe demokratëve që vijojnë të mbështesin Lulzim Bashën t’i bashkohen atij. Berisha njoftoi se të hënën do të protestojnë para kryeministrisë kundër Open Ballkan.

Top Channel