Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Maminas, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjerja Gj.M., e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Durrës Maminas, një automjet me drejtues shtetasin B. M., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin G. S., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësja Gj. M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel