Mbeturinat i hidhte në rrugën e plazhit, nis hetimi për 51-vjeçarin në Vlorë

18/12/2021 14:14
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar u vu nën hetim pasi dyshohet se vazhdimisht hidhte mbeturina në vende të ndryshme përgjatë “Rrugës së Plazhit”, në Zvërnec.

Shtetasi me iniciale E.A. do të hetohet për për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Një veprim i tillë cilësohet krim mjedisor dhe në raste më të rënda dënohet me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planin për pastrimin e territorit, që përveç politikave që synojnë menaxhimin më të mirë të situatës, parashikohet edhe ndëshkim për të gjithë individët dhe subjektet që ndotin mjedisin.

Top Channel