E martë, 24 Gusht 2021
05:57
Zbuloni arsyet përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

05:30
Aktiviteti fizik dhe zemra/ Përse nuk duhen kaluar 130 rrahje në minutë

Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe jetgjatësisë. E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju ndihmon edhe me shëndetin mendor.

05:05
Dieta e lëngjeve/ Çfarë është dhe si funksionon

Siç e thotë edhe vetë tituli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër. Këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave.

03:46
​SHBA: Miratim i plotë për vaksinat Pfizer

Administrata Federale Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi sot një miratim të plotë për vaksinat kundërCOVID-19 të kompanisë Pfizer-BioNTech.

03:23
Këto janë shenjat e zodiakut që gjithmonë mendojnë se dinë gjithçka

I njihni njerëzit që mendojnë se dinë gjithçka dhe e konsiderojnë veten ekspertë pavarësisht se cila është tema? Ata që dinë gjithçka për gjithçka? Epo, mbase arsyeja për një sjellje të tillë qëndron në astrologji.

02:50
Johnson dhe Biden diskutojnë për evakuimet nga Kabuli

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden u dakorduan sot gjatë një bisede telefonike të punojnë së bashku për të ndihmuar personat që janë planifikuar të largohen nga Afganistani pasi të ketë përfunduar faza fillestare e evakuimit, njoftoi zyra e kryeministrit britanik.

02:35
Haiti, shkon mbi 2200 numri i viktimave nga tërmeti

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin ka shkuar mbi 2.200, njoftoi të dielën agjencia e mbrojtjes civile e vendit.

02:22
SHBA, uragani “Henri” goditi Rhode Island

Uragani “Henry” ka goditur shtetin amerikan Rhode Island, ku më shumë se 140.000 familje mbetën pa energji elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).

01:59
Shkon mbi 4.97 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,97 miliardë doza të vaksinës së Covid-19.

01:44
SHBA, shkon në 22 numri i viktimave nga përmbytjet

Së paku 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytje masive përfshinë Tennessee-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:21
Foto/ Atentati në Lushnjë, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve, 18 km larg qytetit të Lushnjës

Mbrëmjen e së hënë u ekzekutua me breshëri biznesmeni Bledar Muça në lokalin e tij në Lushnjë. Ai ishte ulur në tavolinë me persona të tjerë dhe nga atentati mbetën të plagosur 5 persona të tjerë.

00:55
Ancelotti: Vinicius mund të rritet më shumë, gabuam në pjesën e dytë

Në javën e dytë të La Liga-s, Reali i Madridit mori dhe barazimin e parë sezonal në transfertën kundër Levantes. Trajneri i “Los Blancos” ka folur ne lidhje me takimin dhe sipas tij, pas këtij rezultati skuadra duhet te punojë edhe më shumë për të përmirësuar.

00:43
Bayern “blindon” Joshua Kimmich, kontratë e re deri më 2025-ën

Joshua Kimmich rinovon edhe për 4 sezone të tjera me Bayernin. Lajmin e ka dhënë vetë klubi gjigant bavarez nëpërmjet një komunikate ku sqaron se futbollisti polivalent 26-vjeçar ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në verën e 2025-ës.

00:32
Tuchel lavdëron Lukakun, Arteta justifikohet me mungesat

Chelsea siguroi një tjetër fitore ne Premier League, këtë herë në derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Trajneri Thomas Tuchel u shfaq entuziast për suksesin, teksa kënaqësi shfaqi edhe për debutimin me gol të Romelu Lukakut.

00:20
Detajet/ Ishte martuar me mbesën e ‘mustaqe kuqit’, ja kush është biznesmeni që u ekzekutua me breshëri në Lushnjë

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmetit Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij në Lushnjë.

E hënë, 23 Gusht 2021
23:56
Gundogan: Kam folur me Flick, vazhdoj ende me Gjermaninë

Toni Kroos vendosi t’i japë lamtumirën përfaqësueses gjermane për t’iu dedikuar klubit të Realit të Madridit dhe për të pasur më shumë kohë për familjen, megjithatë një tjetër mesfushor i “panzerave” ka konfirmuar se do të vijojë të japë ende kontributin e tij.

23:47
Ekzekutohet administratori i lokalit/ Atentati në mbrëmje në Lushnjë, edhe 5 persona të plagosur

Një person u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Lushnjë ndërsa 5 të tjerë mbeten të plagosur. Ngjarja ndodhi në një lokal në pedonalen e qytetit. I vdekur mbeti Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambientet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

23:18
Raporti i Premier League-s, brenda dy javëve të para, 16 të infektuar me COVID-19

Premier League raportoi se 16 lojtarë dhe anëtarë të stafeve teknike të klubeve angleze rezultuan pozitivë me Koronavirus javën e kaluar. Në dy raunde, Premier League kreu 3060 teste midis 16 dhe 22 gushtit, teksa 12 raste pozitive u regjistruan në raundin e parë dhe katër të tjerë në të dytin.

22:58
Reali përgatit sulmin e fundit për Mbappenë, CR7 “me veshë” nga merkatoja

Reali i Madridit, gati për sulmin e fundit për Kylian Mbappenë.

22:56
Atentati në Lushnje, ky është 34-vjeçari i cili u ekzekutua ndërsa ishte ulur në tavolinë me miqtë (FOTO)

Top Channel ka mundur të sigurojë foton e 34-vjeçarit Bledar Muça, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Lushnje.

22:38
Detajet nga atentati në Lushnje/ I ulur në tavolinë me miqtë, autorët ekzekutuan nga makina administratorin e lokalit (Emri+Pamjet)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur në Lushnje, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë.

22:36
Ushtria amerikane rrit ndjeshëm numrin e evakuimeve nga Afganistani, por rreziqet mbeten

Ushtria amerikane njoftoi të hënën për ditën me numrin më të lartë të evakuimeve nga Afganistani, por dhuna vdekjeprurëse që ka bllokuar shumë persona të dëshpëruar për të evakuuar, që të hyjnë në aeroportin e Kabulit vazhdoi dhe talebanët sinjalizuan se së shpejti mund të kërkojnë të ndërpresin evakuimin.

22:25
Gati një muaj jashtë, ja sa ndeshje humb Icardi me PSG-në

Në pritje të debutimit të Lionel Messit, te PSG marrin lajme jo të mira nga infermieria.

22:18
Përplasje me armë zjarri në Lushnje, dyshohet për një të vrarë dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.

22:12
“Benz-i” humbi kontrollin në Berat dhe hipi mbi trotuar, vdes në spital një prej këmbësorëve (Emri)

Leonard Rrapi, një prej personave që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Berat ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë.

22:08
Soreca: BE do vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në Shqipëri. Vaksinohuni!

Sasia e fundit me doza të vaksinës Pfizer mbërriti sot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ndërsa lajmin e mirë e dha vetë kryeministri Rama.

21:52
COVID-19/ ​27 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 333 raste të reja me Covid-19 dhe 27 humbje jete, një bilanc tragjik ky në Maqedoninë e Veriut.

21:43
Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, vjen reagimi i Kurtit: Mos heshtni! Nuk mund të jemi spektatorë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të 18-vjeçares sa më shpejt para drejtësisë.

21:42
​Afganistan/ Mijëra njerëz presin evakuimin, pa ushqim, ujë dhe strehim

Ndërsa rritet presioni ndërkombëtar për të zgjatur afatin për tërheqjen e forcave të NATO -s nga Afganistani, pas një pushimi të shkurtër gjatë natës, evakuimi masiv i të huajve dhe afganëve që punonin për anëtarët e organizatave dhe shërbimeve të huaja vazhdoi nga aeroporti i Kabulit.

21:41
PSG “dorëzohet” për Mbappenë, Neymar propozon zëvendësuesin

Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappenë.

21:36
8-vjeçarja nxjerr shpatën e lashtë nga liqeni dhe interneti menjëherë e quan ‘mbretëreshë’ (fotot)

Shkrimtari britanik Shakespeare paralajmëronte më herët se “disa lindin të mëdhenj, disa të tjerë arrijnë madhështinë, ndërsa të tjerëve madhështia u hidhet sipër.”

21:26
Talebanët nuk e kanë marrë ende kontrollin e të gjithë Afganistanit! Ja provinca e vetme që është zotuar t’i rezistojë

Prej më shumë se një jave, talebanët kanë marrë kontrollin në Afganistan, por Lugina e Panjshirit është zotuar që nuk do t’i dorëzohet.

21:20
U la e vdekur në derën e spitalit nga dy të rinj/ Vdekja e 18-vjeçares, nesër protesta në Kosovë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik ditën e sotme. Një 18-vjeçare u dërgua në spital pa shenja jete nga dy persona, të cilët u larguan menjëherë nga aty.

21:02
‘Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit’/ Rama: Mbërrijnë mbi 43 mijë doza Pfizer në Rinas

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se një tjetër sasi vaksinash Pfizer ka mbërritur sot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’.

20:55
Aksident në aksin Milot-Morinë/ Përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin rrugor Milot-Morinë këtë të hënë.

20:53
‘Ena’/ Thirrje për mbyllje të skulpturës së New York pas vetëvrasjes së katërt brenda vitit (fotot)

Një park rezidencial në Manhattan, New York, përballet me thirrje për mbylljen e veprës së tij kryesore skulturore ‘Vessel’ (Ena), pasi personi i katërt brenda vitit është vetëvrarë duke u hedhur nga struktura rreth 50 metra e lartë.

20:48
Shqipëri, studiuesit analizojnë gjuhën e ashpër në rrjetet sociale ndaj afganëve

Vendimi i qeverisë për strehimin e përkohshëm të disa qindra afganëve në Shqipëri, nxiti një gjuhë të ashpër fyese, raciste dhe denigruese në rrjete sociale ndaj tyre.

20:44
Vitrina e librit/ Kujtime – Theodhoros Kolokotronis

Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronisit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit.

20:42
Vitrina e librit/ Varka e pestë – Monika Kompanikova

Romani “Varka e pestë” është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme dhe në vitin 2014, është realizuar film në një bashkëprodhim sllovak-çeko-gjerman.

20:31
Aksident i rëndë tek “Ura e Mifolit”/ Automjeti tentoi të parakalojë, përfundoi i përmbysur në autostradë. Një pasagjer në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku janë plagosur dy persona, njëri në gjendje të rëndë për jetën.

20:21
Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator, me pjesëmarrje fizike të nxënësve në institucionet shkollore dhe me orar të rregullt.

20:21
Sigurimet refuzojnë pagesat e të vesë, pas vetëvrasjes së bashkëshortit në Britani (fotot)

Pagesa prej 400,000 dollarë u refuzua pasi 49-vjecari vdiq tetë ditë pas skadimit të klauzolës së kontratës.

20:21
​Afganët që do të vijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në formë elektronike, në lidhje me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

20:12
Protestuesit sulmojnë televizionet/ Londër, grupimi anti vaksinë është kundër pasaportës së vaksinimit

Dy jave pasi sulmuan edhe studiot qendrore te BBC, sot radhën e kishin studiot dhe selite qendrore te stacioneve televizive britanike ne Londër, ITV News dhe Channel 4 News te ishin object i sulmeve nga protestuesit kundër pasaportave te vaksinave.

20:08
Liverpooli nuk lejon grumbullimin e Salah nga Egjipti

Liverpool nuk i jep leje sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e vendit të tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës për shkak të kufizimeve të Koronavirusit.

20:01
FOTO/ Vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino i jep fund beqarisë; Kryebashkiaku Veliaj celebron çiftin më të ri në Tiranë

Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë.

19:57
Vllaznia tashmë klub privat/ Mbetet në fuqi vendimi, Alban Xhaferri, president i shkodranëve

Çështja e privatizimit të plotë të Vllaznisë po shkon drejt fundit.

19:56
Lushnje/ Zjarri në fshatin Dushk doli jashtë kontrolli, disa banesa ishin në rrezik

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Dushk në Lushnje dhe ka rrezikuar të djegë disa banesa.

19:39
Krijohet Platforma e Krimesë, Elisa Spiropali: Mbështesim integritetin territorial

Në Kiev të Ukrainës u formua platforma për Krimenë nga Shqipëria, që u përfaqësua prej ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila në Facebook ka bërë këtë koment.

19:38
Vazhdon regjistrimi në shkolla, vetëm në disa shkolla speciale bëhet fizikisht

Në 15 gusht ka nisur faza e dytë e aplikimeve online përmes portalit e-albania për regjistrimet e fëmijëve në klasë të parë dhe të dhjetë. Ky proces përfundon në datë 30 gusht.

19:34
Plehrat në plazhe s’po pastrohen/ Situatë alarmante në gjirin e Lalzit, mbetjet nuk pastrohen çdo ditë

Në Gjirin e Lalëzit plehrat janë kthyer në një “makth”.

19:27
“Ne të tre…”/ Marina Vjollca publikon fotografitë me barkun e rrumbullakosur: Jam e bekuar!

Pas spekulimeve se është në pritje të një fëmije, Marina Vjollca ka bërë publike fotografitë me barkun e rrumbullakosur teksa duket qartë nuri i ëmbël i shtatzënisë.

19:19
Pensionet thellojnë deficitin/ Shtohen të moshuarit, ulet numri i personave që paguajnë

Deficiti i skemës së pensioneve është thelluar më tej në pjesën e parë të vitit, pavarësisht ecurisë pozitive të të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe rritjes së pagës minimale.

19:15
Vendoset lazeri gjigand në Europë, do të “godasë” në qiell rrufetë!

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka vendosur një lazer gjigand në majën e një mali, rrezja e të cilit të godasë në qiell duke vepruar si mekanizëm i teknologjisë së lartë kundër rrufeve.

19:02
Koncerti i Bregoviçit në Korçë, Rama: S’ka asnjë lidhje me të zezat që iu faturuan nga zjarrnxitës të Prishtinës e Tiranës

Pas trazirave të ndodhura mbrëmjen e djeshme dhe polemikave për performancën e Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ka reaguar edhe Kryeministri Rama.

18:58
Të largohet emërtimi sllav, një tjetër qytet shqiptar pritet të ndryshojë emrin

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës.

18:47
Zëdhënësi i talebanëve: 31 gushti, vija e kuqe për largimin e trupave ndërkombëtare

Një zëdhënës i talebanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ishte një “vijë e kuqe” dhe sipas tij asnjë ditë më shumë nuk do të lejohet.

18:37
Audicionet e “Për’puthen On Tour”/ Kristi flirton me Tean, ish konkurrentja: Vetëm rrushi mos më thuaj dhe…

Kristi, një 27-vjeçar nga Korça ka marrë pjesë në audicionet e “Për’puthen on Tour” ku ka treguar se dëshiron të bëhet pjesë e programit për të gjetur dashurinë pasi është zhgënjyer më parë.

18:35
Skandali me 11.7 ton akullore kancerogjene, PD: Korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve

Më herët, AKU njoftoi se 11747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar.

18:31
Gruaja kursimtare nuk përdor lavatriçe prej 3 vjetësh, nuk blen kurrë letër higjenike (fotot)

Një grua që urren të shpenzojë para ka zbuluar së fundmi mënyrat e saj ekstreme të kursimit, mes të cilave është dhe fakti që nuk blen kurrë letër higjenike.

18:16
“Do ju shkatërrojmë”/ Nisen qindra luftëtarë talebanë. I pret “Luani” i Panjshirit!

Talebanët njoftuan se qindra luftëtarë kanë marrë rrugën drejt Luginës së Panjshirit, e vetmja që nuk është nën kontrollin e tyre.

18:14
SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pasuritë kulturore

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nënshkruan sot një “Marrëveshje Dypalëshe për Pasuritë Kulturore” që synon të pengojë tregtimin e paligjshëm të objekteve kulturore mes dy vendeve.

18:02
Navy Seal që vrau Bin Ladenin: E dinim ku fshiheshin talebanët, mjaftonin disa bomba!

Pamjet e evakuimit kaotik nga Kabuli i kanë shkaktuar “zemërim të thellë dhe trishtim” ish pjesëtarit të grupit Navy Seal, që vrau Osam Bin Ladenin 2 majin e vitit 2011.

18:02
Dyshja e martuar e vajzave qëllohen për vdekje në kampin malor të Utah, SHBA (fotot)

Një çift i martuar janë qëlluar për vdekje në kampin malor ku po qëndronin në Utah, SHBA, disa ditë pasi u ishin ankuar miqve se një burrë kishte nisur t’i përndiqte.

17:51
Situata e zjarreve në 7 qarqe të vendit, zonë problematike mbetet Maja e Rrunës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në 7 qarqe të vendit, në disa prej të cilave po haset vështirësi në shuarjen e flakëve.

17:48
Plas shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit, vritet efektivi afgan!

Një shkëmbim zjarri u regjistrua mëngjesin e së hënës në aeroportin e Kabulit mes forcave afgane të sigurisë, trupave gjermane dhe atyre amerikane me disa sulmues të panjohur.

17:43
Punoi për amerikanët, talebanët dënojnë me vdekje vëllain e përkthyesit afgan!

Talebanët kanë dënuar me vdekje vëllain e një përkthyesi afgan që kishte punuar për forcat amerikane.

17:41
New York/ Guvernatori i dorëhequr i skandalit seksual, braktis qenin e tij në shtëpinë e vjetër (fotot)

Teksa guvernatori i dorëhequr i skandalit të ngacmimeve seksuale Andrew Cuomo, mblidhte plaçkat dje për t’u zhvendosur nga rezidenca zyrtare te shtëpia e të motrës, duket se nuk e ka vrarë mendjen të marrë edhe qenin e tij me vete.

17:33
Ti Raporton/ Vatra e zjarrit në Fanin e Mirditës, banori: Prej një muaji kemi bërë apel për fikjen, por askush nuk interesohet

Një vatër zjarri është aktivizuar në Fanin e Mirditës. Një banor është ankuar në “Ti Raporton” se prej gati një muaji kanë bërë apel për fikjen e zjarreve dhe askush nuk interesohet.

17:32
Ekspertët britanikë: Po afrohet vala e tjetër e të nxehtit, zgjat 12 ditë!

Britanikët të përgatiten për një valë të re të nxehti, thonë metereologët vendas që parashikojnë një valë tjetër mbytëse 12 ditore, e cila mbërrin nga ishujt Azore falë një fronti të nxehtë nga Atlantiku.

17:24
Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Sërish shifra të larta infektimesh në 24 orët e fundit

Sërish janë regjistruar shifra të larta infektimesh në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 397 raste të reja me Covid-19.

17:13
“Flota” e avionëve amerikane niset drejt Kabulit: “Ofensivë për jetën!”

Dhjetëra avionë ushtarakë transporti të Shteteve të Bashkuara janë nisur drejt aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, ku rreth 20 mijë persona mbeten në pritje të evakuimit.

17:02
Ti Raporton/ Ankohet banori: Një fshatar nga Boçeva po na prish rrugën e fshatit, kemi lajmëruar disa herë policinë

Një banor i fshatit Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë të Bulqizës është ankuar për prishjen e një rruge.

16:47
1 vjeçarja mbijeton mrekullisht 3 net në pyllin e mbushur me ujq e arinj të egër në Rusi (fotot)

Një vajzë 1-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht e gjallë pasi kaloi 3 ditë e tre net vetëm në një pyll të mbushur me arinj e ujq të egër në Rusi.

16:42
“The Sun” jep alarmin: Mes të evakuarve po infiltrohen terroristë, përgatiten për sulme!

Terroristët po përpiqen të infiltrohen në fluturimet e evakuimit nga Afganistani e t`i drejtohen Britanisë për të organizuar sulme, paralajmëron “The Sun”, duke cituar ministrin e forcave të armatosura, James Heappey.

16:32
Pfizer/BioNTech merr miratimin e plotë nga FDA-ja

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i dha të hënën miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

16:30
Presidentja Osmani reagon për 18-vjeçaren që u la e vdekur në derën e spitalit nga dy të rinj: Krime makabre! Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për rastin e rëndë në Kosovë, ku një 18-vjeçare u dërgua në spital pa shenja jete nga 2 persona, të cilët u larguan menjëherë.

16:29
Mbërrijnë në Gjermani afganët që do të strehohen në Shqipëri

Ka mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramsteinit grupi i parë i afganëve të larguar nga Afganistani në bordin e një avioni Globemaster C17, thotë CNN.

16:21
Dorëzimi i librave të shit-blerjeve dhe deklaratës së TVSH-së, Administrata Tatimore kujton se si do të vijojë procedura

Administrata Tatimore ka rikujtuar procedurën për mënyrën e dorëzimit të shitjes dhe blerjes së librave, si dhe deklaratës së TVSH-së që  do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.

16:21
Policia bën bilancin e fundjavës/ Arrestohen 40 shoferë, njëri prej tyre në gjendje të dehur tentoi të korruptojë policin

Si pasojë e fluksit të madh të pushuesve në fundjavë, të cilët drejtoheshin nga zonat bregdetare dhe ato turistike, policia mori një sërë masash.

16:14
Rikthehet me shkëlqim ceremonia e ndërrimit të rojave në pallatin mbretëror britanik, për herë të parë prej 2020 (fotot)

Është rikthyer sot ceremonia e famshme e Ndërrimit të Rojave në pallatin mbreteror Buckingham Palace në Londër, për herë të parë që prej mbylljes prej pandemisë së koronavirusit marsin që shkoi, madhe dhe me një sfond muzikor për t’i bërë homazh suksesit të atletëve të vendit në Lojrat Olimpike.

16:12
Shtatëmbëdhjetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

16:10
Trendi i ri i tatuazheve/ Studenti gdhend në lëkurë QR kodin e pasaportës së gjelbër

Një student italian vendosi të krijojë “trendin më të ri të tatuazheve”.

16:07
Përmbytje katastrofike në SHBA, shkulet nga themelet shtëpia me njerëzit brenda!

Përmbytjet e befasishme në Tennessee të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar 21 të vdekur, ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur nga autoritetet.

15:55
Makina tip “Toyota” del nga rruga/ Humb jetën 43-vjeçari në Prrenjas

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Prrenjas, pasi ka humbur kontrollin e mjetit, të cilin drejtonte.

15:51
Tufa e 50 elefantëve filmohet duke kaluar qetësisht rrugën në Tailandë (fotot)

Kushdo që ka qenë në Tailandë pranon se është një vend shumë i bukur. Aty mund të shkosh në plazh, të relaksohesh, të shijosh jetën e natës dhe gjithashtu të shijosh botën e egër natyrore dhe sidomos elefantët, që janë aq të përfshirë në kulturën tailandeze.

15:39
Për 24 orë, 13 fëmijë në spital/ Kosovë, 20 mijë të sëmurë aktivë

Është shënuar numri më i lartë i fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë nga Covid 19, që nga fillimi i pandemisë.

15:35
Në Frakull nuk mblidhen plehrat! Rrugët e fshatit me pirgje mbetjesh

Ndotja nga plehrat është bërë shqetësim serioz për banorët e fshatit Frakull e Vogël në Fier.

15:28
Në shtator mblidhet parlamenti/ Nëse nuk e thërret presidenti, kuvendi do të vetëmblidhet

Çelësi ndezjes së motorit politik shqiptarë, këtë shtator ndodhet mbi tavolinën e presidentit Ilir Meta.

15:27
‘Rrjedha Veriore 2’/ Rusia të mos përdorë gazsjellësin si armë, thotë kancelarja Merkel (fotot)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të tjera sanksione mund të vendosen ndaj Rusisë nëse përdor linjën e kontestuar të gazsjellësit kundër Ukrainës.

15:24
Elbasan/ Infektimet janë shtuar, çdo ditë mbi 100 persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Rreth 100 persona çdo ditë paraqiten në qendrat shëndetësore në Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore të prekur nga virozat e stinës.

15:20
Akulloret kancerogjene/ AKU: Janë shitur 11.7 ton produkte me oksid etileni

11747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar, njofton AKU.

15:12
Covid, vjeshta ka surpriza/ Epidemiologu Alimehmeti: Mutacione të reja mund të shfaqen

Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e shikon si alarmante rritjen e infektimeve nga Covid 19.

15:08
2.8 milionë turistë deri në korrik/ 1.4 milionë nga Kosova, kthehen polakët, vijnë turistë dhe nga Serbia dhe Rumania

7-mujori ka rezultuar pozitiv për turizmin që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut kanë hyrë në vend mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019-të.

15:01
Mbushen terapitë intensive/ Spanja përfshihet nga vala e pestë, kërkohet shtetrrethimi

Terapitë janë thuajse plot, gati 2000 janë të sëmurët rëndë, ndërsa mosha mesatare e të shtruarve në spital është ulur ndjeshëm: situata e pandemisë në Spanjë shfaqet sërish alarmuese.

14:41
Bashkëpunimi Çeki-Shqipëri/ Në 15 ditët në vijim do të shikoni policë çekë në disa qytete të vendit

Policia çeke do të jetë në vendin tonë për një periudhë 15-ditore gjatë sezonit turistik.

14:27
Nisin hetimet për kaosin në Nice-Marseille, të dy klubet duan tre pikët

Duhej të ishte një mbrëmje festive, me një atmosferë të ndezur nga tifozëria e shumtë në shkallët e stadiumit, por në fund sfida e Ligue 1 mes Nice dhe Marseille rezultoi një turp për futbollin, me skenat e paimagjinueshme për nivele të tilla.

14:17
Patos/ Zjarr në pusin e naftës, flakët djegin ullishtet pranë zonës

Një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në  Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

14:03
E paimagjinueshme! 5 miliardë doza vaksine janë injektuar deri tani në botë

Në të gjithë globin, janë injektuar deri tani gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër Covid 19.

14:02
“Po presim një ëngjëll”/ Shpat Kasapi konfirmon lajmin, do të bëhet baba për herë të parë!

Tre muaj më parë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, u shpreh se ajo dhe këngëtari dëshirojnë shumë të kenë një fëmijë.