Rexhep Uka: Interesat personale nuk duhet të mbizotërojnë, bien ndesh me filozofinë dhe programin e partisë

18/12/2021 12:57

Një prej ish-themeluesve të Partisë Demokratike, Rexhep Uka këtë të shtunë është shprehur se nëse interesat personale mbizotërojnë ndaj interesit të përgjithshëm të një partie kjo bie ndesh me filozofinë dhe programin e saj.

Ai theksoi se do të ketë gjithmonë një PD dhe një logo, pasi kjo forcë politike ka forcat dhe mundësitë dhe do t’i ketë gjithmonë për t’i bërë nderë kombit, pasi prej tyre është krijuar.

Gabimet politike nuk mund të zhvillohen jashtë një klime pehashi, nisur nga një gamë e shumëllojshme interesash, por nëse mbizotërojnë ato vetjaket që bien ndesh me filozofinë dhe programin me të cilin ke bindur dhe siguruar pritshmërinë në popull, atëherë çdo gjë zhbëhet dhe sjell zhgënjim me rrjedhoja shumë të paparashikueshme dhe shumë më të vështira për t’i rikthyer vlerat se sa atëherë kur janë vendosur”, tha ai.

Sipas tij, rruga më e sigurtë e humbjes së pushtetit është sulja drejt tij.

Shqiponja më dy krenat nuk e ka fajin, boll me qenë të fortë si ajo dhe të mirat vijnë pas”, u shpreh ai.

Uka solli në vëmendje të gjitha kontributet e PD-së në fillimet e pluralizmit, ndërsa kujton edhe fjalët e një veterani komunist.

Përderisa me veshët e mi kam dëgjuar nga një komunist veteran, ‘për nder e bënë këta qentë’, a ka kompliment më të bukur! Përmbysja e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ishte vepër e lëvizjes studentore, akti më i lartë pas Shpalljes së Pavarësisë. Askush nuk u mburr, askush nuk pretendoi pronësinë dhe autorësinë e asaj vepre.  Grupi unë i parë parlamentar për herë të parë shpalosi një fjalor që kurrë më parë nuk ishte përdorur më parë, “Faleminderit Amerikë!”, tha ai.

Në fjalën e tij, ish-ministri demokrat në qeverinë Berisha tha se sot nuk është një ditë leksionesh as predikimi, por një ditë mesazhi dhe reflektimi për ta kthyer vendin tek Europa.

Të bësh fajtor sot një njeri të vetëm për gjithçka që po kalojmë, përveçse fetish ndaj tij, është e gabuar dhe aspak e ndershme. Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet dhe sjell zhgënjim”, tha ai.

 

Top Channel