“I qoftë dheu i lehtë”/ Demokrati i zhgënjyer me Bashën gris kartën e anëtarësisë: Luli sot nuk ekziston më!

18/12/2021 11:22

Në Korçë po votohet për referendumin e thirrur nga Berisha.

Në prononcime për mediat një prej mbështetësve të ish-Kryeministrit ka grisur kartën e anëtarësisë të PD.

I zhgënjyer me Lulzim Bashën, i riu demokrat kanë zgjedhur të thyejnë kartën e anëtarësisë, ndërsa shprehet para kamerave:

“Unë jam që kur u hap në 90’ PD, riformimi i partisë dhe nuk e gjej emrin në listat votuese si anëtar partie. Kam dhënë edhe kontribute në PD, sot nuk figuroj asgjëkundi. Listat e votimeve para katër muajsh, as atëherë nuk e kam gjetur emrin, ka qenë rahmet jetë babai im në të njëjtën kohë anëtar me mua dhe vëllai që është bërë tani mbrapa, kurse mua nuk figuroja. Sot kam votuar sepse kam patur kartën që më ka dhënë Lulzim Basha. Se di si mund t’ja bëj kësaj karte sepse Luli sot nuk ekziston më. Prandaj kjo kartë i qoftë dheu i lehtë. Luli thotë mirupafshim!”.

Top Channel