Nipi i El Chapo zbraz armën në diskotekën e mbushur me njerëz, policët nuk guxojnë ta arrestojnë (fotot)

17/12/2021 19:55

Aureliano Guzmán Araujo është pjesë e treshës famëkeqe të vëlezërve të njohur si ‘Narco Juniors’, për të cilët SHBA ka caktuar shpërblimin $5 milionë secili pas incidentit të fundit.

Nipi i El Chapo është filmuar së fundmi duke zbrazur pistoletën e tij në një klub nate, duke lene të paktën një person të plagosur.

Por në pamje shiheshin gjithashtu policët e tmerruar që nuk guxonin ta arrestonin.

Aureliano Guzmán Araujo, i njohur ndryshe si El Guanito, ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë duke bërë “trimëritë” e tij në një klub nate në Culiacan të Meksikës, shkruan britanikja The Sun.

Gangsteri kishte qëlluar të paktën tetë herë në ajër para se t’ia drejtonte armën dikujt në zonën pranë tij.

Një person që ishte me të gjithashtu qëlloi të paktën dy herë, madje dhe një i tretë i grupit kishte nxjerrë armën duke e drejtuar nga anëtarë të publikut, sipas raportimeve.

Një person raportohej se ishte plagosur në këmbë dhe në fytyrë.

Në një tjetër video të publikuar shihen tre burrat që pyeten nga policia jashtë barit ku një anëtar i grupit u thotë policëve të ulin armët.

Mediat vendase thonin se treshja më vonë ishte ndihmuar nga policia që të largoheshin, madje pretensonin se po e bënin “për të ruajtur paqen dhe sigurinë e publikut”.

Kreu i sigurisë së rajonit famëkeq meksikan Sinaloa, Cristóbal Castañeda konfirmoi zhurmat se oficerët e tij nuk ishin të shumtë në numër prandaj nuk vepruan me forcë.

Por megjithëse shpëtoi paq kësaj here shpërblimii qeverisë amerikane për El Guanito, pritet t’i hapë probleme atij dhe vëllezërve, shkruan rrjeti Vice News.

Shpërblimi i shtohet 12 milionëve të ofruara për informacione që çojnë në arrestimin e vëllait të El Chapo, Aureliano Guzmán Loera

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë: “Të katërt ata janë anëtarë të lartë të Kartelit Sinaloa dhe objekt mandati federal arresti për trafikun ilegal të drogave”.

FOTO GALERI
1/5
Nipi i El Chapo është filmuar së fundmi duke zbrazur pistoletën e tij në një klub nate, duke lene të paktën një person të plagosur.

Top Channel