Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar që në nisje të tij ngritjen e komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit, të përbërë nga kryetari dhe katër anëtarët.

Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa hodhi në votim për miratim përbërjen e komisionit.

“Jemin Gjana kryetar; Gazment Bardhi anëtar; Grida Duma anëtare; Enkelejd Alibeaj anëtar; Flutura Açka anëtare.

Miratohet përbërja e komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD”, tha Zhupa, e cila vlerësoi që në nisje të fjalës së saj pjesëmarrjen “e jashtëzakonshme të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD”, deklaroi Zhupa.

Top Channel