Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë Të gjithë të apasionuarit pas mjeteve do të kenë mundësi të kenë që prej janarit të vitit 2022 të vendosin në targën e automjeteve edhe emrin e tyre.
Risitë për targimin e mjeteve janë bërë të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ku tashmë për herë të parë drejtuesit e mjeteve do të kenë targë të personalizuar deri në 7 karaktere numra ose emra që do të jenë të transferueshme nga mjeti në mjet, ku shërbimi do të ketë tarifë shtesë.
Ndryshime të tjera përfshijnë ofrimin e targave të vogla për automjetet që kanë kufizim hapësire për pjesën përpara, teksa prej vitit të ardhshëm do të ofrohet edhe formati targave amerikane për mjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard në pjesën e pasme , ku edhe për këto shërbime kostot do të jenë ekstra.
Në format të ri do të vijnë edhe targat e motoçikletave për t’u përshtatur me hapësirën standarde të prodhuesit të motomjeteve ku tarifat nuk do ndryshojnë por të jenë të njëjta me ato aktuale.
Ndërsa drejtuesit e mjeteve që janë pajisur me targa para datës 1 mars 2010, duhet të bëjnë ndryshimin e targave të vjetra me modelet e reja.
Ndryshimet për targimin e mjeteve kanë marrë miratimin e qeverisë dhe pas publikimit të tyre në fletoren zyrtare, ministria e Infrastrukturës do të nxjerrë edhe akte rregullatorë ku do të përcaktohen edhe tarifat që do të duhet të paguajnë drejtuesit e mjeteve për këto shërbime.
Top Channel