Sot përplasja deçizive Basha-Berisha/ Basha thërret demokratët në Kuvend, do ju propozojë përjashtimin e Berishës nga partia

18/12/2021 01:22

Lulzim Basha përshkallëzon sanksionet ndaj Sali Berishës. Pas pezullimit nga grupi parlamentar kryedemokrati kërkon shkarkimin e tij nga çdo funksion në parti.

Kryesia e partisë demokratike vendosi t’i propozojë Kuvendit të marrë një vendim që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi apo janë shpallur non grata nuk do të mund të jenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Miratimi i këtij propozimi automatikisht e nxjerr Sali Berishën jashtë dy organeve me të larta drejtuese, Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar dhe e vetmja pikë që e mban të lidhur ish-liderin e se djathtës me PD e Bashës është karta e anëtarësisë të cilën e mban nga dita kur themeloi partinë.

E shtuna pritet të shënojë kulmin e përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të cilën pritet të bëjnë një shfaqje forcash pasi kanë organizuar dy evente paralele.

Në ora 11.00 kryedemokrati ka thirrur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku pritet të ndahet përfundimisht me paraardhësin e tij ndërkohë Sali Berisha zbret në bazë për të vulosur shkarkimin e Lulzim Basha si kryetar i PD nga anëtarësia.

Top Channel