Ristani nga Korça: Disa prototipa i janë bashkuar Bashës, por votimi për shkarkimin e tij do jetë masiv

18/12/2021 10:02

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani të shtunën është shprehur se votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës do të jetë masiv.  

Nga Korça, Ristani tha se selitë e demokratëve janë mbyllur në ato degë ku ka pak anëtarë që i përgjigjen Lulzim Bashës, por Komisioni ka zgjedhur kinemanë e qytetit dhe sipas tij nuk ka asnjë problem me procesin e votimit.

Si pritet të jetë votimi sot në Qark?

PD është e angazhuar që në zbatim të vendimeve të Kuvendit  të datës 11 të zhvillojë zgjedhjet për konfirmimin e vendimeve të kuvendit për shkarkimin e Bashës. Duke parë angazhimin e degëve pres që votimi të jetë masiv. Por në fakt duke vënë re votimin e deri tanishëm në pak minuta janë mbi 50 antarë që kanë votuar. Me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.

Në lidhje me mbylljen e selive?

Në lidhje me mbylljen kjo ka në degët e PD aty ku ka edhe pak antarë që i përgjigjen ende Lul Bravës, por kemi zgjedhur kinemanë e qytetit dhe nuk kemi probleme me votimin.

Salianji ka thënë që nuk do hapen dyert e selive?

Ky i Lozhanit mo? Shiko vërtet disa prototipa që janë bashkuar Lul Bravës por janë të pallogaritshëm. Sot fluksi do të tregojë që do të ketë fluks masiv.

Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur referendumi i Organizuar nga Grupi i Rithemelimit të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Procesi i votimi në të gjitha degët e PD-së në rrethe pritet të përfundojë në orën 17:00.

Top Channel