Irani nis pozitivisht negocjatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore (fotot)

17/12/2021 19:07

Agjencia Atomike e OKB tha sot se është arritur marrëveshja e vendosjes së kamerave në një kompleks bërthamor të Iranit, në përpjekjet e ringjalljes së marrëveshjes së plotë me republiken islamike.

Agjencia thotë se kërkon të vendosë pajisjet për të cilat Irani thotë se u dëmtuan në nje sulm sabotazhi qershor “me autor Izraelin”.

Negocjatat për ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nisën javën e kaluar, sipas të cilës Irani zotohet të reduktojnë kapacitetet në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Agjencia e OKB tha se “së shpejti do të instalohen kamerat e reja në centrifugën bërthamore të impjanti Karaj, sipas marrëveshjes me kreun energjitik të Iranit, Mohammad Eslami.

Në deklaratë shtohej se dy palët do të vijojnë punën për zgjidhjen e çështjeve të mbetura për të gjetur zgjidhjen.

“Si një gjest i vullnetit të mirë, Irani do të lejojë agjencinë atomike të OKB të vendosë kamerat e dëmtuara në një operacion sabotazhi të huaj në impjantin Karaj”, thonin mediat iraniane.

FOTO GALERI
1/3
Agjencia Atomike e OKB tha sot se është arritur marrëveshja e vendosjes së kamerave në një kompleks bërthamor të Iranit

Top Channel