Adriana Matoshi kthehet në Kuvend, pritet me duartrokitje

17/12/2021 22:50

Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës pas operimit në kokë ku je rishfaq sëmundja për herë të dytë. Ajo është mirëpritur nga deputetët me duartrokitje.

Rikthimin e deputetes e përshëndeti kryetari kuvendit Gluak Konjufca.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vet është e fuqishme, po pse edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Kështu që, në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, tha ai.

Deputetja Adriana Matoshi pak ditë më parë kishte njoftuar se iu rikthyer tumori në kokë dhe ju nënshtruar operacionit.

Top Channel