“Këta gjakprishur vijojnë me…”, Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Luan Baçi akuzon policinë se ka hyrë me forcë në Cakran, në ambientin ku demokratët po votonin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së
“Policia bashkiake e Fierit ka shkuar, ka ndërprerë procesin e votimit, ka hyrë te zyrat e njësisë vendore”, thotë Baçi për mediet.
Sipas tij, se një ditë më parë kanë biseduar me drejtuesit e njësisë vendore, që i kanë dhënë lejen për të zhvilluar procesin vendor aty. “Policia i ka nxjerrë me zor, me kutitë e votimit. Të gjitha materialet zgjedhore i ka nxjerrë jashtë. Po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër aty afër për të vazhduar votimin. Demokratët e Cakranit do të vazhdojnë procesin e votimit”, shprehet Baçi.
Ndërkohë, ka reaguar policia, ku mohon të jetë përfshirë në një incident të tillë.
“Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Këtë të shtunë po votohet në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjitha komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.
Top Channel