Myrto Uzuni rikthen Ferencvarosin në krye të kampionatit elitar hungarez. Sulmuesi beratas shënoi në minutën e dytë shtesë golin e vetëm të sfidës ndaj Honved, duke i siguruar ekipit kampion në fuqi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Uzuni, me instiktin e golashënuesit, u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur pranë portierit kundërshtar, duke shtyrë drejt rrjetës një pasim të thjeshtë nga e djathta e sulmit të vendasve.

Ky ishte goli i shtatë për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në kampionat. Vetëm pesë lojtarë të elitës së futbollit hungarez kanë shënuar më shumë se Uzuni.

Top Channel