Referendumi i Berishës/ Genc Deromema: Opozita do i kthehet shqiptarëve. Votuan 913 anëtarë, vetëm 8 kundra

18/12/2021 19:17

Kreu i PD dega Vlorë Genc Deromema ka folur pas përfundimit të procesit zgjedhor për “shkarkimin” e Bashës duke thënë se pjesëmarrja në referendum ka qenë më e lartë se në zgjedhjet për kryetarin e PD.

Deromema tha se nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por theksoi se 911 kanë qenë vota të vlefshme nga 1365 anëtarë që ka dega Vlorë e PD. Nuk ka munguar ironia e tij për Bashën pasi u pyet përse janë 150 vota më tepër se më 13 qershor kur votohej për kryetarin e PD.

Deromema: Të gjithë anëtarët e PD, dega Vlorë kanë shprehur vullnetin e lirë plot entuziazëm dhe kanë marrë në dorë opozitën e vendit, jo thjesht anëtarët e PD në Vlorë, por të në të gjithë Shqipërinë, opozita do t’i kthehet qytetarëve dhe do të kemi një opozitë reale në Shqipëri. Nga 1365 anëtarë që ka, kanë votuar 913, nga të cilët 911 kanë qenë vota të vlefshme. Kanë votuar kundra 8 anëtarë, të tjerët janë pro vendimit numër 6 të Kuvendit Kombëtar të PD dhe të datës 11 dhjetor, Kuvendit të vërtetë jo thjesht të demokratëve, por të shqiptarëve. Ramën e kemi pasur këtu, për bashkëqeverisje tha por një sy e kishte nga selia e PD. Besoj se nuk ka diskutime për vërtetësinë e këtij procesi.

Pyetje: Janë 150 vota më tepër se pro emërimit të Bashës pak muaj më parë. Pse gjithë ky mllef?

Deromema: Më 13 qershor kanë votuar 733 anëtarë të PD, nga të cilët Basha ka fituar degën e Vlorës me 369 vota. Diferencën mund ta bëni vetë, unë e bëj se jam inxhinier me profesion dhe ju siguroj që jam shumë mirë në matematikë.

Top Channel