Tensionet politike; NATO thotë se do të bashkëpunojë me Rusinë me një kusht

18/12/2021 17:49

NATO i është përgjigjur sot listës së rekomandimeve ruse për uljen e tensioneve në kufirin me Ukrainëm duke thënë se çdo dialog “duhet të vijojë në bazë të reciprocitetit”.

Në deklaratën e bllokut mes të tjerash insistohej se çdo dialog Rusi-SHBA duhet të trajtojë veprimet e Rusisë, bazuar në parimet kryesore të sigurisë evropiane, dhe në konsultim me partnerët evropianë të NATOs.”

Aty shtohej se Moska duhet të bëjë hapa konkretë për reduktimin e tensioneve dhe të jetë e përgatitur të punojë për krijimin e kushteve të ndërtimit të besimit”.

Ne përsërisim ftesën e përhershme ndaj Rusisë për një takim të Këshillit NATO-Rusi në të ardhmen e afërt,” shkruante deklarata.

Zhvillimi vjen mes përkeqësimit të tensioneve mes Moskës dhe bllokut 30-anëtarësh të NATO-s.

Javën e kaluar me një lidhje direkte video presidenti Vladimir Putin i tha homologut amerikan Joe Biden se vendi i tij është i interesuar të marrë garanci të forta për ndalimin e zgjerimit të NATOs në lindje të Evropës, si dhe ndalimin e dislokimit atje të “sistemeve të armatimeve ofensive.

Inteligjenca e Ukrainës dhe disa liderë perëndimore kanë paralajmëruar javët e fundit se Moksa po tenton të pushtojë fqinjin e saj.

Kremlini ka refuzuar akuzat por ka theksuar shqetësimet për bindjen e ish-republikave sovjetike që të aderojnë në NATO.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova ka thënë se zgjerimi i bllokut ushtarak në lindje është një “linjë e kuqe” për Moskën, ashtu siç është i papranueshëm aderimi i Ukrainës në NATO, çka do ta kthente atë në një pikë konfrontimi me Rusinë.

Top Channel