Rusia nis snajperët në dëborë/ The Sun: Po përgatitet një pushtim dimëror?!

18/12/2021 18:57

Snajperët rusë dhe oficerët e inteligjencës së ushtrisë po organizojnë stërvitje ushtarake në dëborë, teksa Vladimir Putin po ngjall frikën për një pushtim dimëror të Ukrainës, thotë The Sun.

Trupa të zbulimit janë parë të hidhen në veprim me automjetet e dëborës duke simuluar luftën kundër një armiku në kushte ekstreme nën minus 10 gradë Celsius, ndërkohë që Moska vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin me fqinjin e saj më të vogël. Stërvitja e Arktikut në rajonin e Murmanskut vjen pasi tensionet në Europën Lindore janë në pikën e vlimit.

Tashmë mendohet që ushtarët rusë në kufi kanë mbërritur në 150 mijë.Lojërat e luftës përfshinin “shkatërrimin” e armiqve me pushkë kallashnikov dhe pistoleta Makarov, sipas Zvezda TV, e cila është në pronësi të ministrisë ruse të mbrojtjes.Një zëdhënës i mbrojtjes tha se: “Vëmendje e veçantë i kushtohet trajnimit të personelit ushtarak për operacione në temperatura të ulëta, në kushtet e një borë të madhe, erërash të forta dhe netësh polare“.

Sergei Kondratyev, komandant i brigadës së pushkëve të motorizuar të Flotës Veriore Ruse, tha se gjuajtja nga makinat e dëborës është një pjesë e detyrueshme e stërvitjes luftarake. “Dimri është një periudhë kaq e vështirë e vitit, veçanërisht nëse ndodheni në terrene të panjohura – nuk e dini se çfarë mund të ketë nën dëborë,” tha plot nënkuptime ai.

Top Channel