E martë, 12 Tetor 2021
09:16
U zunë për një tavolinë në lokal, pezullohen dy mësueset e shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Cajupi”.

09:14
Zbardhet motivi i sherrit mes dy mësueseve të shkollës ‘Çajupi’, policia: U konfliktuan për një vendqëndrim në lokal

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm pranë shkollës ‘Çajupi’, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

09:03
Japoni, më shumë se 64 për qind e popullsisë e vaksinuar me dy doza antiCovid

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetin e vaksinimit dhe njoftohet se 64.3% e popullsisë në Japoni ka marrë dy dozat antiCovid.

08:52
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019

Shqiptarët ende e konsiderojnë martesën si mjetin kryesor për krijimin e familjes. Në vitin 2019, Shqipëria u renditet e treta në Europë për numrin e martesave për 1000 banorë, pas Kosovës dhe Qipros raportoi Erurostat.

08:44
Rama poston videon e shkollës së rindërtuar në Tiranë: Një tjetër shembull i ambicies sonë për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një video nga shkolla e rindërtuar ‘Mervete Peza’ në Tiranë.

08:34
Shifrat e Eurostat: Shqipëria dhe Mali i Zi, çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike në rajon

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy shtetet që e kanë energjinë elektrike për familjarët, më të shtrenjtën në rajon, sipas tabelave të publikuara në faqen e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat.

08:27
Gjermania skuadra e parë europiane që pret biletën për në Katar 2022!

Kualifikueset “Katar2022” në zonën Europiane dhuruan emocione, gola, surpriza dhe në fund, biletën e parë për në Kupën e Botës.

08:15
Çmimet e naftës, shqetësim për Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u bëjë thirrje vendet prodhuese të naftës që të “bëjnë më shumë” për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale, tha një zyrtar të hënën, pasi çmimet e naftës së papërpunuar arritën pikën më të lartë në disa vite.

08:04
Kompania Merck kërkon miratimin e ilaçit kundër COVID-it

Kompania farmaceutike Merck i kërkoi sot agjencisë rregullatore amerikane të autorizojë ilaçin e saj për trajtimin e COVID-19ës, që do të shtojë kështu një armë krejtësisht të re në arsenalin botëror kundër pandemisë.

07:52
Burgu rus e quan Navalnyn “terrorist”

Udhëheqësi i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e burgut e kanë shpallur atë “person që përkrah ideologji ekstremiste dhe terroriste”.

07:39
Shkarkimi i Flamur Nokës/ Albana Vokshi kundër Bashës: Memeceria çon PD-në në vdekje të sigurt

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës, si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

07:26
Mbërrin dimri/ Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të përqendruara në jug të Shqipërisë.

07:07
Shkarkimi i Flamur Nokës, reagon Tritan Shehu: Ndëshkim nul, nuk po rrëzojmë Ramën por veten tonë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kritikuar vendimin e kryedemokratit Basha për të shkarkuar deputetin Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

06:58
Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, sasia që ju duhet

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta. Në këtë përfundim kanë arritur dhe ekspërtët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë.

06:32
Efektet e padëshiruara të mishit të pulës, kujdesi që ju duhet

Mishi i pulës është një nga format më të mira për të konsumuar sa më shumë proteina, prandaj gjendet zakonisht në kaq shumë receta. Nga pjekja në furrë ose në skarë dhe vendosja në krye të një sallate ose në një sanduiçi, ngrënia e mishit të pulës mund të jetë një zgjedhje praktike dhe e shëndetshme.

06:16
A është ngjitëse psoriaza? Shkaqet dhe trajtimi i saj

Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, kështu që ajo nuk përhapet nga personi në person. Shpërthimet e psoriazës përhapen në trup për shkak të një përgjigjeje të brendshme imune.

05:50
5 ushqime të lehta që mund t’i konsumoni para gjumit

Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj. Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria. Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

05:15
Këto 3 shenja të horoskopit presin netët e nxehta në tetor

Keni kaluar ulje-ngritjet e një marrëdhënieje, dhe nëse është një romancë e re, atëherë nivelet e pritjeve vendosen edhe më të larta që do të thotë gjithashtu se ka mundësi për zhgënjim.

03:46
BE sanksionon 8 persona të tjerë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet në lidhje me aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia.

03:13
George Clooney: Unë nuk do të hyj në politikë

Aktori amerikan George Clooney tha se nuk po mendon për një karrierë politike pasi dëshiron të “ketë një jetë të bukur”.

02:44
Letonia shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore

Letonia shpalli sot një gjendje emergjente shëndetësore tremujore për shkak të ringjalljes së infeksioneve COVID-19 në nivele rekord, ndërsa vaksinimi i popullsisë mbetet në një nga nivelet më të ulëta në BE.

02:20
Osmani: Serbia vazhdon përpjekjet ta minojë shtetin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar sot Beogradin zyrtar se po vazhdon me përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara.

01:59
SHBA, shkon rreth 713 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Ka shkuar rreth 713 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins numri total i viktimave në SHBA ka shkuar në 712 mijë e 975.

01:30
Japoni/ Vaksinimi tregon rezultate pasi Tokio regjistroi rastet më të ulëta

Vaksinimi po jep rezultate në Japoni e cila deri para dy javësh kishte shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19.

01:11
Shkarkohet Flamur Noka/ Jo më nënkryetar komisioni. Paralajmërim për përjashtim nga grupi i PD

Thellohet përçarja në partinë më të madhe te opozitës. Pas akuzave publike në adresë të tij, Lulzim Basha shkarkoi me telefon mbrëmjen e së hënës Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit te Komisionit Sigurisë. Për qëndrimet kundër lidershipit, deputeti demokrat është paralajmëruar edhe për përjashtim nga grupi parlamentar.

00:52
Ankandi, energjia u ble me 255 euro/ Çmimi është 5 herë më shumë se një vit më parë

OSHEE, ka dalë sërish në tregun ndërkombëtar për të blerë energji, ndërsa kriza energjetike në botë vazhdon. Në ankandin e zhvilluar të datës 11 tetor, kompania ka siguruar vetëm gjysmën e energjisë elektrike që kishte nevojë.

00:40
Koulibaly pro idesë për një botëror çdo dy vjet

Kalidou Koulibaly, mbrojtës dhe kapiten i Senegalit, është dakord me idenë e FIFA-s për të organizuar Botërorin çdo dy vjet, pasi mendon se diçka e tillë mund t’u japë më shumë mundësi skuadrave afrikane.

00:26
Kosova me ndryshime në formacion, Lirim Kastrati gati për Gjeorgjinë

Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Gjeorgjinë që zhvillohet të martën mbrëma.

00:05
Andi Lila: Nuk duhet ta vrasim ndeshjen, skema dhe strategjia duhet zgjedhur me kujdes

Ndeshja e nesërme me Poloninë është tema e diskutimit në Procesin Sportiv. Kjo është një ndeshje deçizive për kualifikim në botërorin ‘Qatar 2022’.

E hënë, 11 Tetor 2021
23:58
U-19/ Kuqezinjtë fitojnë edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi

Shqipëria U-19 ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Malit të Zi, me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

23:37
Nga Hungaria te Polonia, Reja përgatit katër ndryshime në formacion

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

23:34
Flet Glik para ndeshjes: Shqipëria ka grup të fortë, ndaj Manajt ishte penallti

Mbrojtësi veteran Kamil Glik ishte në krah të trajnerit Paulo Sousa, në konferencën për shtyp të përfaqësueses polake, ku vlerësoi Shqipërinë dhe deklaroi se do të luajnë për të marrë tre pikët nesër në “Air Albania”.

23:23
Kroacia parakalohet nga Rusia, fitojnë Uellsi dhe Çekia

Në grupin E Belgjika duhet të presë ende për të siguruar matematikisht kualifikimin në Botërorin aziatik pasi Uellsi ja doli të fitonte minimalisht në transfertën ndaj Estonisë dhe 2 raunde para fundit të fushatës kualifikuese e sheh veten -5 pikë nga kreu me një ndeshje për të luajtur ndaj belgëve në Britaninë e Madhe muajin e ardhshëm.

23:01
“Do të ishte më mirë nëse do të vdisja”/ Komediani rrëfen betejën me shëndetin mendor (Fotot)

Rob Beckett, një nga komedianët më të pëlqyer ka fshehur një sekret të errët.

23:00
Gjermania skuadra e parë europiane që pret biletën për në Katar 2022

Gjermania është skuadra e parë e kontinentit të vjetër që siguron biletën për në Kupën e Botës, Katar 2022.

22:54
Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë

Përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe administratës së presidentit Biden ku shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë dhe bëjnë thirrje për angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ballkan.

22:46
Çmimet e naftës, shqetësim për Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u bëjë thirrje vendet prodhuese të naftës që të “bëjnë më shumë” për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale, tha një zyrtar të hënën, pasi çmimet e naftës së papërpunuar arritën pikën më të lartë në disa vite.

22:40
Baste të jashtëligjshme dhe pastrim parash, 2 të arrestuar në Kosovë

Dy persona u arrestuan sot në Kosovë në akuzë për fajde dhe pastrim parash.

22:36
Burgu rus e quan Navalnyn “terrorist”

Udhëheqësi i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e burgut e kanë shpallur atë “person që përkrah ideologji ekstremiste dhe terroriste”.

22:28
Kriza energjetike/ Administratori i “Konfindustria” në Open: vendi ynë paguan çmimin më të lartë në rajon

Administratori i “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel tha se vendi ynë paguan çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

22:19
“Nuk u arsimova dot”/ Elhaid tregon për vështirësitë e jetës së tij

Pas konsumimit të darkës Elhaidi dhe Paloma vendosën të bisedonin lidhur me një nga proceset më të rëndësishme në jetën e një njeriu, arsimimin. Elhaidi i tregoi Palomës se vështirësitë e mëdha familjare nuk e lejuan dot atë që të realizonte ëndrrën e tij, të arsimohej si të gjithë moshatarët e tjerë. ‘’Shkolla më ka […]

21:56
Debati në Open/ Bojaxhiu: Po hidhni shashka! Çela: Po krijoni panik tek qytetarët

Adrian Çela administratori  i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel është përfshirë në debat me aktivistin Gjergj Bojaxhi, i cili ka qenë drejtor i KESH 2007-2009.

21:56
‘Pse jemi në kufijtë e krizës, kur kemi prodhuar 2.2 herë më shumë?’/ Çela: Energjia nuk është mall, ta ruash në magazinë

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj , pyeti administratorin e OSHEE në Open , se pse Shqipëria sot është në kufijtë e krizës energjitike, kur në 6 mujorin e parë të 2021 vendi ka prodhuar 2.2 herë më shumë energji.

21:55
“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua?”/ Noka nuk habitet nga vendimi i Bashës

Flamur Noka nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë

21:43
Nëna e re mahnit internetin me masën gjigante të binjakeve të saj (fotot)

22 vjeçarja trupvogël Alexis LaRue, thotë se dy vajzat e saj binjake po bëhen objekt talljesh për peshën e tyre, pasi videot e tyre marrin miliona shikime në rrjetet sociale.

21:41
‘Plas’ në PD/ Lulzim Basha i heq funksionet Flamur Nokës, e paralajmëron me përjashtim pas përplasjes së fortë në Kryesi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

21:40
”Mbeta dy ditë në koma”/ Iliri tregon se ka rënë nga pema gjatë fëmijërisë

Banorët po shijojnë mbasditen e tyre në oborr teksa Iliri i beson Sabianit një nga momentet më të vështira që i është dashur të përballojë në fëmijërinë e tij. Rreth moshës 12- vjeçare ai shprehet se ka rënë nga pema mbi të cilën kishte hypur për të luajtur. Si pasojë e rënies, koka e tij […]

21:34
Kriza energjitike/ Bojaxhi: Këtë vit humbjet 21 përqind. Çela: Duhet të kesh stomak të fort të dëgjosh ty

Sonte në Open po diskutohet për krizën energjitike.

21:33
Ambasadori britanik jep intervistën e parë për “Zona Zero”/ Sqaron artikullin e “The Sun” dhe çfarë do të ndodhë me shqiptarët që futen në “Shtëpitë e Barit” në Britani

Ambasadori i ri britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith ka dhënë intervistën e parë për mediet, në “Zero Zero” në Top News, ku ka theksuar se Britania synon thellimin e aleancës me aleatë të afërt si Shqipëria.

21:28
Vijon lufta ndaj COVID/ 1.8 milionë të vaksinuar në vendin tonë

Numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka kapur shifrën 1.800.000.

21:19
Kriza e energjisë, administratori i OSHEE-së në Open: Kur flet Basha unë fle gjumë! Kërkesa më e madhe se oferta

Adrian Çela administratori  i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashën në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë.

21:12
SHBA, polici i ri qëllohet për vdekje në ditën e parë të detyrës në Georgia (fotot)

Një oficer policie 26-vjeçar është qëlluar për vdekje mëngjesin e të shtunës, kur doli për ditën e tij të parë në punë me departamentin e policisë në Alamo, Georgia, njoftuan autoritetet.

21:00
Pas Kombëtares shkëlqen edhe U-21, mund Slloveninë në “Elbasan Arena”

Pas kombëtares së madhe sot ekipi shpresa ose siç njihet ndryshe ka marrë një fitore 2-0 tejet të rëndësishme për eliminatoret e Europianit kundër Sllovenisë.

20:59
Kim Jong-Un me sandale në tapetin e kuq/ Çfarë po ndodh me të? (Fotot)

Kim Jong-Un tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë një fjalimi që shënoi themelimin e partisë qeverisëse të Koresë së Veriut të dielën, me paraqitjen e tij me sandale.

20:49
Polaku Glik: Shqipëria ka grup të fortë, ndaj Manajt ishte penallti

Mbrojtësi veteran Kamil Glik ishte në krah të trajnerit Paulo Sousa, në konferencën për shtyp të përfaqësueses polake, ku vlerësoi Shqipërinë dhe deklaroi se do të luajnë për të marrë tre pikët nesër në “Air Albania”.

20:47
Greqi/ Mbi 200 shtëpi të dëmtuara nga përmbytjet në ishullin Evia

Më shumë se 200 shtëpi u dëmtuan nga përmbytjet gjatë fundjavës në ishullin grek Evia.

20:39
Kompania farmaceutike amerikane kërkon miratim për përdorimin urgjent të pilulës kundër COVID

Kompania farmaceutike amerikane Merck ka aplikuar në Administratën Federale të Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për miratimin e përdorimit urgjent të ilaçit që ka zhvilluar kundër COVID-19.

20:30
Pushohet nga puna se tha të vërtetën në SPAK/ Inxhinieri i UKL: Drejtori paracaktonte fituesit e tenderave

Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna.

20:20
Talebanët presin ndihma humanitare nga SHBA

Talebanët njoftuan të dielën se patën dy ditë bisedimesh të mira me Shtetet e Bashkuara në Katar.

19:57
Festivali i letrarëve të rinj/ U mbajt për tre ditë në Tiranë. Pjesëmarrës nga disa vende

Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve pati një jehonë përtej parashikimeve, që prej të premtes e deri të dielën.

19:53
Nacionalistja Marine Le Pen kerkon presidencën franceze në zgjedhjet e 2022 (fotot)

Marine Le Pen kandidatja kryesore e partisë nacionaliste franceze “Mitingu Kombëtar” ka prezantuar sot platformën e saj anti-emigracion gjashtë muaj para zgjedhjeve të 2022.

19:50
Ritvana lë programin, Argjendi e mban me forcë të mos largohet (Fotot)

Ritvana ka braktisur studion, pas debatit që pati me opinionistin Arjan Konomi.

19:50
Ftesë në 5/ Ajo 61 vjeç dhe ai 24, historia e dashurisë e çiftit me 37 vite diferencë “shokon” studion

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua ekskluzivisht historia e dashurisë mes Cheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferencë nga njëri-tjetri.

19:48
Pritet lirimi i komandatëve të UÇK/ Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli mund të mbrohen në liri

Tre nga të akuzuarit për krime lufte që po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2019: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë gjasa të lirohen përkohësisht.

19:48
Mungesë e madhe për Shqipërinë ndaj Polonisë, Cikalleshi pozitiv me Covid 19

Një lajm i keq për trajnerin e kombëtares shqiptare Edoardo Reja pak orë para “finales” ndaj Polonisë që mund të vendosë fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues të eliminatoreve Katar 2022.

19:47
Studentët po vaksinohen më pak/ Hapen qendrat e vaksinimit në universitete

Auditorët vijojnë të jenë bosh edhe pse 11 tetori ishte përcaktuar si data e hapjes së universiteteve.

19:44
Shefi i Pfizer: Covid do qëndrojë. Të vaksinuarit mund t’i kthehen jetës normale

Tiranën e vizitoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla,  i  cili bashkë më kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në QSUT panë ambientet e ruajtjes së vaksinave prodhuar nga kjo kompani, e më pas ndoqën procesin e vaksinimit në Air Albania.

19:42
Arrestohet biznesmeni i ilaçeve/ Sokol Topçiu u akuzua për kontrabandë të medikamenteve të covid

Në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata e Tiranës dha masën “Arrest shtëpie” për 6 të arrestuarit për shitje të ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë, për të cilët prokuroria kërkoi të mbeteshin në burg.

19:42
Kancelari i ri i Austrisë mban konferencën e parë për shtyp: Do të ndjek hapat e Kurz (fotot)

Kancelari i ri Austrisë, Alexander Shalenberg, mbajti sot konferencën e parë për shtyp si lideri i ri i vendit pasi bëri betimin.

19:39
Gjobitet “Tibo”, vjedh televizionet/ Kërkohet ndërprerja e transmetimit nga platforma Tibo, për pirateri

Fenomeni i piraterisë është në treg prej kohësh ku e drejta e autorit nuk mbrohet .

19:37
Ish-drejtori i TVSH mbetet në burg/ U arrestua nga SPAK për abuzim në tenderin prej 860 mln lekë

Gjyqtarja e posaçme Flora Hajredinaj e konsideroi të bazuar verdiktin që kishte shpallur më herët në mungesë ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH Thoma Gëllçi dhe me këtë arsyetim e dërgoi në paraburgim nën masën arrest me burg.

19:37
Ritvana i përmend Mevlanin në takim, acarohet Artani, shpërthen në akuza: Boll më…

Ritvana zhvilloi takimin e saj të parë me Artanin, që hyri në “Për’puthen” si vëllai i Mevlanit, ish-konkurrentit të sezonit të kaluar.

19:36
Kolonia ilegale izraelite Eviatar në fshatin palestinez, në pritje të çmontimit (fotot)

Në pamje shihet kolonia ilegale izraelite Eviatar, pranë fshatit palestinez të Beita, në veri të Bregut Perëndimor, e cila do të çmontohet nga Tel Avivi.

19:35
“Shet veten për 5 mijë lekë” Mikela humbet toruan, konflikt i fortë me Jurgenin (Pamjet)

Mikela dhe Jurgeni u përfshinë në debate të forta deri në ofendime këtë të hënë në Për’puthen.

19:34
PS: Jo hetim për “Becchettin”. Balla: Çështja është në proces gjyqësor dhe dëmtohet Shqipëria

Kërkesat e depozituara nga opozita  për ngritjen e 3  komisioneve hetimore parlamentare, ishin në fokusin e mbledhjes të grupit parlamentar socialist.

19:33
Basha: Padi në SPAK për energjinë. Kreu i PD: U shit në verë me çmim të lirë dhe po blihet shtrenjtë

Partia Demokratike pritet t’i drejtohet brenda javës Prokurorisë së Posaçme SPAK për të depozituar padinë penale për tri tenderat e fundit të blerës së energjisë.

19:30
Ankandi, energjia u ble me 255 euro/ Çmimi është 5 herë më shumë se një vit më parë

“OSHEE ka zhvilluar sot një ankand të ri për blerjen e energjisë elektrike për konsum.

19:27
”Kam qarë shumë”/ Graniti rrëfen zhgënjimin në dashuri

Pasi kanë konsumuar drekën dhe gjithësecili ka përgjegjësinë të kontribuojnë në pastrimin e shtëpisë, Graniti dhe Monika vendosin të shfrytëzojnë pak kohën për të biseduar së bashku. Monika e pyeti Granitin lidhur me eksperiencat që ka pasur në dashuri dhe nëse ishte zhgënjyer në ndonjërën prej tyre. Graniti pa u menduar gjatë u përgjigj duke […]

19:25
Mësuesit në Greqi nisin grevë 24-orëshe kundër ligjeve arbitrare në arsim (fotot)

Mësues dhe studentë grekë kanë marshuar sot në sheshin Sintagma në Athinë dhe qytete tjera, si pjesë e grevës 24-orëshe kundër planeve të qeverisë për vlerësime periodike të performancës së mësuesve dhe stafit mësimdhënës.

19:15
Ada dhe Bashkimi shihen në një lokal së bashku, shpjegimi i tyre acaron konkurrentët

Një video e Adës dhe Bashkimit teksa ndajnë të njëjtën tavolinë në Kosovë ka ndezur debate të forta mes konkurrentëve.

18:55
Tepsi bosh me flamurin shqiptar, lugë e pankarta/ Protestuesit japin mesazhe të forta kundër rritjes së çmimeve

Reshjet e dendura të shiut nuk ndaluan dot qytetarët dhe aktivistët e Shoqërisë Civile të protestojnë pas rritjes së çmimeve të produkteve dhe karburanteve, këtë të hënë para Kryeministrisë.

18:49
Hetimet anti terror në Kosovë/ Vazhdojnë kërkimet në terren, sekuestrohen armë, municione e granata dore

Pesë shtetas që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste një ditë më parë u arrestuan në Kosovë.

18:23
Ankandi i OSHEE-së/ Nuk sigurohet sasia e kërkuar e energjisë për periudhën 13-17 tetor

Ankandi i OSHEE-së nuk arriti të siguronte sasinë e kërkuar të energjisë elektrike për periudhën 13-17 tetor.

18:22
Elhaidi pranon se ka tradhëtuar ish-partneren e tij

Përgjatë realizimit të sfidës javore Elhanid Cufi pranoi përballë Monikës se kishte tradhtuar ish-partneren e tij.

18:19
Ti Raporton/ Rrëshqitje masive të dheut pranë Pallatit të Brigadave, rrezikohen disa shtëpi

Disa qytetarë që banojnë në zonën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë raportojnë se rrëshqitjet e dheut po u rrezikojnë shtëpitë.

18:17
‘Pandora Papers’ dhe kërcënimi për Demokracinë

Duke demonstruar sesi disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë fshehin pasurinë e tyre, ‘Pandora Papers’ kanë ekspozuar detajet e një sistemi global, konturet themelore të të cilit tashmë ishin të njohura. Ligjet e pronësisë janë shkruar prej kohësh nga dhe për të pasurit, duke i dhënë publikut arsye të mjaftueshme për të dyshuar se sistemi është i manipuluar.

18:04
Nëntë viktima nga koronavirusi në vend, më i riu një 46-vjeçar nga Durrësi

Nëntë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

18:00
Lindje Perëndim/ Kur “çirret maska”: Si vjedhin të “pandëshkuar” të pasurit dhe varfërohen popujt!

100 milionë dollarë të shpenzuara fshehurazi nga Mbreti Abdullah i II-të i Jordanisë me shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; një super vile me pamje nga deti ne Monako në emër të një gruaje ruse e cila fitoi papritur pasuri marramendëse pasi lindi, siç thuhet, një fëmijë nga shefi i Kremlinit, Vladimit Putin; një kryeministër si ai cek, Andrej Babis, që e portretizonte veten si luftëtar të paepur kundër biznesit jotransparent të offshoreve, por rezultoi dhe vetë me llogari në parajsat fiskale jashtë vendit.

17:57
Polici arreston kamerieren se i solli kafe të keqe; gjykata i jep të drejtë (fotot)

Një gjykatë në Spanjë ka vendosur së fundmi se një oficer policie nuk është treguar i paarsyeshëm kur arrestoi një kameriere që i shëbeu një kafe shumë të keqe në një pikë karburanti në Pamplona, në veri të vendit.

17:51
Protesta në Tiranë/ Flor Binaj thirrje artistëve: Hajdeni se s’ju bien ndjekësit në Instagram

Aktori i humorit, Florjan Binaj të hënën është shprehur se artistët duhet t’i bashkohen protestës së rritjes së çmimeve para Kryeministrisë, duke ironizuar se nuk do u bien ndjekësit nëse ata do merrnin pjesë.

17:50
Reshjet e parashikuara në ditët në vijim, autoritetet në Maqedoni thonë se janë gati për çdo situatë

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se në bashkëpunim me institucionet e tjera po ndërmarrin hapat e nevojshëm për parandalim të përmbytjeve në rast se reshjet e shiut gjatë ditëve në vazhdim janë më të dendura.

17:41
Zotimi publik i avokatit aktivist. Adriatik Lapaj: Nuk kam qëllim të angazhohem në politikë

Aktivisti i shoqërisë civile , Adriatik Lapaj ishte një nga pjesëmarrësit më në zë të protestës kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet.

17:40
Pak centimetra larg vdekjes! Duke fjetur, i bie meteori në jastëk pranë kokës

Një grua kanadeze e shmangu vdekjen për fije, pasi një meteor shkatërroi çatinë e banesës së saj dhe i ra në jastëk në kokën që po flinte gjumë.

17:36
Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar

Lufta kundër krimit të organizuar ishte pjesë e diskutimeve që zhvilloi sot në Tiranë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar Wendy Morton.

17:32
Protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarët njëzëri në mes të shiut: Ulni taksat!

Dhjetëra qytetarë dhe Shoqëria Civile kanë protestuar këtë pasdite për rreth një orë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

17:26
Ambasadorja e SHBA-së: E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, themelore për demokracinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u bëri thirrje autoriteteve se duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

17:26
Balena e vrarë tërhiqet në oqean e varur në majën e transportueses japoneze (foto të rënda)

Imazhe të vështira të një balene 12 metra të gjatë, e varur pa jetë në majën e anijeje japoneze, kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale dhe me grupet e mbrojtjes së botës së gjallë.

17:23
Skandali i ilaçeve kontrabandë, arrestohet dhe administratori i një rrjeti farmaceutik në vend (Emri)

Administratori i një rrjeti farmaceutik u arrestua këtë të hënë pasi dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetasit e tjerë, të kapur një ditë më parë, shisnin barna kontrabandë në vendin tonë.

17:18
Florian Binaj: Imitoj Edi Ramën, por nuk jam fans i tij. Ja pse po protestoj

Rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë elektrike bëri që qytetarët të mblidheshin në një protestë ditën e mërkurë më 6 tetor në orën 17 në Tiranë.

17:08
“Squid Game” shqetëson mësuesit e prindërit: Fëmijët po sillen si në serial, qëllojnë njëri-tjetrin në rrugë

“Squid Game” është një nga prodhimet e fundit të platformës “Netflix” për të cilin me siguri keni dëgjuar, nëse ende nuk e keni parë.