Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Pllanë të Lezhës, në afërsi të një shkolle.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë është lënduar drejtuesja e mjetit, e cila është identifikuar si shtetasja Oldiana Margjini, 32 vjeçe.

Kjo e fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë,Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel