Katër pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë shtuar 296 infektime të reja në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit.

122 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.

Viktimat janë një 53-vjeçare nga Berati, një 54-vjeçar nga Kurbini, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 83 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numërohen 8.773 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Statistika (13 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1874

Testime totale 1,712,427
Raste pozitive 268,304
Raste të shëruara 256,117
Raste Aktive 8,773
Humbje jete 3,414

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2814
Fier 1278
Gjirokastër 741
Vlorë 718
Shkodër 685
Elbasan 672
Berat 643
Lezhë 380
Korçë 273
Durrës 310
Kukës 207
Dibër 52

Top Channel