“Ngriva dhe nuk mund të flisja më”! Gazetarja tregon si e kapi stuhia e borës kur po raportonte ‘live’

13/02/2022 23:08

Redaktorja e lajmeve në Top Channel, Erina Martaxhiu kujtoi sonte tek “Ëndërrtjerrësit” për eksperiencën e saj shtatë vjeçare si gazetare në Kosovë.

U nisa vetëm për dy javë, por më pas po më pëlqente shumë dhe u shty, u shty, u bënë shtatë vite”, thotë gazetarja.

Erina Matraxhiu tregon se vështirësitë më të mëdha i ka pasur me motin në Kosovë, kur termometri shënonte disa gradë nën zero, ndryshe nga Tirana. Ajo rrëfen për një raportim mbi protestën e Vetëvendosjes. Para se të lidheshin me edicionin e lajmeve, nisi stuhia e borës.

Stuhia filloi papritur. Ne ishim për lidhje ‘live’. Atëherë Top Channel kishte pajisje të avancuar për kohën, por nuk ishte arsenali i pajisjeve që ne përdorim sot. Kishim dhjetë persona përballë që po na ndihmonin për lidhjen. Kisha gazetaren përballë që duhet të vinte e që kishte ngelur prapa kordonit të policisë, dhe thashë hape se do të futem unë, se orari i lajmeve ikte.

Gjysma e faqes më ngriu, vetëm kaq mbaj mend. Ishte stuhi bore. Dikush te regjia e kuptoi, duhet të mbyllte lidhjen, se kur ngrin në atë mënyrë, së shpejti njeriu nuk mund të artikulojë fjalët”.

Më tej, redaktorja tregon për ngjarjen më tragjike që i është dashur të raportojë për publikun.

“Ka qenë një nga ngjarjet më tragjike që kemi raportuar. Ndodhi një ortek në vitin 2012 në malësitë e Dragashit në Prizren. Vdiqën shumë njerëz. Mbijetoi një vajzë e vogël pesë vjeçare, pasi u gërmua akulli dhe u gjet. Kemi shkuar me kamion në mal, mes akullit”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel