“Nuk është i dëmtuar”, Rose shpjegon pse e la Hazard jashtë ndeshjes me Union Berlin

14/02/2022 09:38

Trajneri i Borussia Dortmundit, Marco Rose, ka shpjeguar pse Thorgan Hazard nuk ishte pjesë e skuadrës së tij në përballjen e mbrëmjes të së dielës me Union Berlin.

Hazard nuk ishte pjesë e skuadrës së Borussia Dortmund që mundi Union Berlin me rezultatin 3-0 në raundin e 22-të të Bundesligës.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Dortmundit, Marco Rose, sqaroi se belgu nuk u la jashtë për arsye dëmtimi.

“Vendosa dje me ekipin e trajnerëve se me cilën skuadër do të luanim. Ne vendosëm për djemtë, të cilët lanë përshtypjen më të mirë në stërvitje. Hazard nuk u lëndua”,- tha ai.

Hazard ishte pjesë e formacionit dhe u largua pas 61 minutave, në ndeshjen që u mundën me rezultatin 2-5 ndaj Bayer Leverkusen javën e kaluar.

Top Channel