“Kjo është Bundesliga”, Fischer-Kruses: Futbolli nuk është një kopsht zoologjik

14/02/2022 09:24

Trajneri i Union Berlin, Urs Fischer, i është kundërpërgjigjur komenteve të bëra nga Max Kruse pasi sulmuesi zbuloi se ai filloi të ishte gjithnjë e më i pakënaqur përpara se të largohej nga klubi për në Wolfsburg muajin e kaluar.

Pas kalimit të tij në Wolfsburg muajin e kaluar, Max Kruse ka zbuluar se marrëdhënia e tij me trajnerin e Union Berlin, Urs Fischer, u prish gjatë kohës së ishte te Union Berlin, veçanërisht gjatë këtij sezoni.

Duke folur për “DAZN” të dielën, Fischer iu përgjigj deklaratave të Kruse, duke thënë:

“Kjo është Bundesliga, futbolli me pagesë nuk është një kopsht zoologjik. Unë nuk kam punë për të përmbushur dëshirat. Kështu funksionon dhe mund ta pranoj që ai nuk ishte i kënaqur me disa nga vendimet e mia.”-tha tekniku

Wolfsburgu përfitoi nga një klauzolë lirimi prej 5 milionë euro në kontratën e Kruse për ta nënshkruar atë nga Unioni.

Top Channel