Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 tek rrethrrotullimi i Selitës.

Sipas policisë, mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër, e për pasojë është djegur plotësisht.

Nga hetimet e para, dyshohet se makina në pronësi të shtetasit me iniciale M.B. mori flakë si pasojë e një defekti teknik.

“Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel