2022-shi, vit tersi për Ronaldon/ Gëzohet Atletico Madrid

13/02/2022 15:35

Çdo vit i ri është sinonim i golave ​​për portugezin, i cili ka që nga viti 2002 duke mos humbur një takim pa bërë gola, por e njëjta gjë nuk po ndodh në 2022-shin.

“Ai duhet të shënojë më shumë gola sepse ne po krijojmë raste. Ai nuk ka shënuar mjaftueshëm, por nuk është vetëm problemi i Cristianos. Kjo u ndodh edhe lojtarëve të tjerë,” rrëfeu Ralf Rangnick përpara se të përballej me Southampton, e cila u mbyll me barazimin 1-1, por portugezi nuk arriti të realizonte.

Opsionet e kalimit përmes Premier Leagues në Champions League vazhdojnë të jenë të komplikuara për “Djajtë e kuq”. Tashmë janë gjashtë takime radhazi në mesin e të gjitha turneve, në të cilat Ronaldo nuk ka shënuar dha as nuk ka asistuar. Ai nuk ka realizuar që nga 30 dhjetori kundër Burnley.

Ndeshjet e fundit ku Cristiano Ronaldo nuk ka realizuar:

Manchester United 0-1 Wolves (Premier League)
Brentford 1-3 Manchester United (Premier League)
Manchester United 1-0 West Ham (Premier League)
Manchester United 1-2 Middlesbrough (FA Cup)
Burnley 1-1 Manchester United (Premier League)
Southampton 1-1 Manchester United (Premier League)
Ronaldo nuk ka bërë asnjë gjë qëkur ka nisur viti 2022, duke e pasur këtë fillim viti më te keqin në historinë e tij gjatë 13 viteve të fundit.

Midis dhjetorit 2008 dhe janarit 2009, Cristiano kaloi shtatë ndeshje pa shënuar me Manchester United. Një mungesë rezultatesh që ai e shmangu me Real Madrid dhe Juventus, ku nuk ka kaluar më shumë se katër takime pa shënuar.

Golashënuesi më i mirë i United

Pavarësisht ecurisë së dobët, Cristiano është golashënuesi më i mirë i Manchester United këtë sezon me 14 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat. Për më tepër, gjashtë prej këtyre golave ​​kanë qenë në pesë ndeshje të Champions League. Megjithatë, golat janë “zhdukur” në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Wolves, Brentford, West Ham, Middlesbrough, Burnley dhe Southampton.

Në këto takime, CR7 humbi një penallti kundër “Boro” në eliminimin e FA Cup dhe u zëvendësua, me zhurmë, kundër Brentford.

Kjo gjendje e Ronaldos ndikon për pozitivisht te Altetico Madrid që do duhet të përballet me Manchester United për Champions League.

Top Channel