Protestojnë fermerët në Devoll, çmimi i naftës i shton kostot e punës

13/02/2022 20:24

Fermerë të shumtë të zonës së Devollit bllokuan njërën anë të rrugës në hyrje të Bilishtit në shenjë proteste.

Çmimi i rritur i naftës dhe dyfishimi i kostove për plehrat kimike përballë një tregu me konkurrencë të pandershme janë shqetësimi kryesor i tyre ndërsa pohojnë se taksohen më shumë se fermerët e rajonit.

Përgjatë 3 viteve të fundit fermerët përballen me vështirësi të shumta që i kanë bërë të ulin sipërfaqen e kultivuar apo të zgjedhin emigrimin ndërsa protesta rrezikon të përshkallëzohet

Për shumë fermerë shqetësim mbetet edhe kolaudimi i mjeteve bujqësore që sipas tyre ne disa raste është i pamundur por që për ta përkthehet në gjoba të njëpasnjëshme

 

Top Channel