Vrasja e Flamur Beqirit në sy të familjes! Dënohet vrasësi suedez, u soll si pastrues

13/02/2022 16:24

Një vrasës suedez, i veshur si pastrues rrugësh, ka spatruar rivalin e tij shqiptaro-suedez , 36-vjeçarin Flamur Beqiri, përpara shtëpisë së tij 1.7 milionë sterlina, në sy të gruas dhe dy fëmijëve në prag të Krishtlindjeve në vitin 2019.

Anis Hemisi, 24-vjeçar me shtetësi suedeze dhe origjinë tuniziane, fshihej me maska plastike dhe me rroba pastruesi rrugësh, në përgatitjet për asgjësimin me 10 plumba më një pistoletë gjysmë automatike të rivalit të tij dhe grupeve kriminale të drogës. Duket se Londra nuk është vendi ideal për vrasje pasi detektivët britanikë dhe suedezë, përmes sistemit tejet të madh të kamerave të sigurisë, kanë mundur të gjurmojnë dhe zbulojnë grupin e atentatorëve.

Flamur Beqiri, sipas shtypit britanik cilësohet si një figurë kryesore e krimit të organizuara suedez dhe vrasja e tij konsiderohet si një vrasje e pastër hakmarrjeje, pasi grupi i tij ka luftuar për dominimin e tregut të trafikimit të drogës në Suedi  nga Spanja dhe Holanda.

Mendohet se Beqiri ka pasur rival edhe grupe të tjera shqiptare të trafikimit të drogës, përveç atyre që e eliminuan në mes të Londrës. Bashkëshortja e shqiptarit, zonjusha Krasniqi, ka mohuar akuzat në gjykate për përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe tha se ajo ishte  takuar me burrin e saj në Holandë, ku ai punonte në industrinë e muzikës.

Vrasësi  tuniziano-suedez, i cili kishte katër bashkëpunëtorë të tjerë në vrasje, e mohoi se ishte vrasës profesionist dhe i tha jurisë në një gjykatë në Londër se kishte ardhur në kryeqytetin britanik “për të parë Netflix dhe për t’u relaksuar”, me një të dashur që kishte njohur ‘online’.

Top Channel