Çështja e “Toyota Yaris”/ Balla për Bashën: Ka kohë për t’iu përgjigjur prokurorëve belgë e shqiptarë. Nuk e di se ç’bën me pëllumbat që lëshon

14/02/2022 11:51

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes.

Balla foli për Lulzim Bashën në lidhje me hetimet për çështjen “Toyota Yaris” duke thënë se ka të gjithë kohën në dispozicion që t’i përgjigjet prokurorëve belgë e shqiptarë.

Nga ana tjetër, Balla ironizoi duke thënë se nuk e di çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here.

Balla: Kemi qenë në këtë korridor të Kuvendit të Shqipërisë më pak se 4 vite më parë kur Basha lëshoi një akuzë që u provua nga gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë si e pavërtetë dhe Basha u dënua penalisht. E vërteta vonon por nuk harron. Për çfarë dyshohet Basha pyesni Bashën ose institucionet e drejtësisë belge dhe shqiptare. Jam i lumtur që historia 30 vjeçare e Berishës që hidhte akuza, po merr goditjen e duhur. 

Jam shumë krenar për të gjithë ata që më kanë besuar këto vite dhe akuza që Basha bëri se qesha më shumë me 7×7 bëjnë 42. Tani ka kohën në dispozicion për t’iu përgjigjur prokurorëve belgë e shqiptarë. Luli me dijeni apo padijeni dëmtoi një operacion policor që mund të çonte në arrestimin e shumë personave

Se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here nuk e di. Luli dhe Saliu po korrin atë që kanë mbjellë.

Top Channel