Nga korrespondent i Londrës te raportimet e vështira në vend! Rrëfimi i Muhamed Veliut tek “Ëndërrtjerrësit”

13/02/2022 21:48

Gazetari Muhamed Veliu u bë i njohur për publikun kur punonte si korrespondent i Top Channel nga Anglia.

Për Top Channel, Muhamed Veliu, Londër”, ka qenë fraza që kemi dëgjuar për vite me radhë nga gazetari, e që është fiksuar në memorien e audiencës.

Sonte, tek “Ëndërrtjerrësit”, gazetari tregoi si e nisi punën në Top Channel:

“Kam qëndruar nga viti 2006 deri në 2011. U ktheva, sepse Shqipëria, për motin, për njerëzit, për familjen, është shumë herë më e mirë se Londra. Qaë nga 2011-ta, vazhdoj të mbuloj politikën në Londër, por jo vetëm”.

Ndër qindra të intervistuar ndër vite, Muhamed Veliu tregon se personazhi, të cilit i ka drejtuar më shumë pyetje është kryeministri Edi Rama.

Sepse unë mbuloj qeverinë, parlamentin, presidencën, lidhet me portofolin e punëve të mia, kështu që (Rama) është pjesë e përditshme e punës sime”, thotë ai.

Veliu kujtoi një nga momentet më të vështira në karrierën e tij si gazetar. Në nëntor të vitit 2019, gazetarët e Top Channel raportuan tërmetin tragjik që goditi vendin.

Gjatë gjithë karrierës sime kam raportuar ngjarje nga më të ndryshmet, por atë ditë na u desh të raportojmë një tragjedi të këtyre përmasave. Futem në transmetim atë që kishte ndodhur dhe nuk munda dot të bëja rolin e gazetarit, por përcolla ekzaktësisht atë që ndjeva, në mënyrë që edhe ata që ishin gozhduar pas ekranit të Top Channel, të ndiheshin si unë që po raportoja atë ngjarje. Është ndoshta raportimi i jetës sime”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel