Puthja e parë e Bietës dhe Albanit jashtë zyrave të Top Channel: Më tha në vesh “Më merr malli”

14/02/2022 11:01

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo ishin të ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, aty ku treguan fillimet e historisë së tyre të dashurisë.

Bieta zbuloi se gjithçka nisi si një marrëdhënie shumë korrekte pune, ndërsa më pas filluan ndjenjat.

Albani ishte ai që shprehu ndjenjat i pari, duke i thënë “Më merr shumë malli për ty”. Pak javë më vonë ndodhi edhe puthja e parë, jo në zyrat e Top Channel, por brenda në makinë.

Bieta po ashtu pranoi se mes tyre ka pasur gjithnjë përplasje mendimesh e debate brenda redaksisë, të lidhura gjithnjë me punën.

“Shpesh i bërtiste vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët”, tregoi Elona Duro që po ashtu ka qenë pjesë e grupit të “Top Show Magazine”.

Top Channel