SHBA-së i hapet front i ri lufte: Nis avionët F 22 kundër rebelëve pro-Iranit!

13/02/2022 13:52

Avionë luftarakë amerikanë F-22 kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të marrëveshjes së tyre të mbrojtjes me SHBA-në, një lëvizje kjo që pason serinë e sulmeve raketore të këtyre ditëve nga rebelet Huthi në Jemen.

Avionët u ulën në bazën ajror Al-Dafra në Abu Dhabi, ku gjenden rreth 2.000 ushtarë amerikane, të gatshëm të ndërhyjnë në përgjigje të sulmeve nga Huthit, që befasuan muajin e kaluar kur lëshuan raketa- e para goditje e këtij lloji që nga hyrja e forcave amerikane në Irak në vitin 2003. Përmes një demonstrimi force, SHBA-ja po tregon se nuk do të lejojë kalimin e vijave të kuqe nga ana e rebelevë të mbështetur prej Iranit.

Ministria amerikane e mbrojtjes bëri të ditur se dislokimi i shpejtë i këtyre avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë, u bë në koordinim me princin e kurorë, Mohammed Al Nahyan. Fotot e publikuara nga Forcat ajrore amerikane tregonin të paktën gjashtë F-22 në pistën e fluturimit në Al-Dafra.

Ato do t`i bashkohen fuqisë ajrore të kombinuar të koalicionit të aleatëve në rajon, ndërsa SHBA do të ndihmojë gjithashtu Emiratet të përmirësojnë interceptuesit e përdorur për rrëzimin e raketave që afrohen.

Sulmet e fundit të rebelëve Houthi kanë rikthyer në qendër të vëmendjes dështimin e përpjekjeve të deritanishme të udhëhequra nga OKB-ja për të ndërmjetësuar me qëllimin t`i jepet fund luftës civile në Jemen, të nisur në 2015-tën.

Top Channel