Shkodër/ Ekzekutohet në lokal 47-vjeçari! 11 vite më parë tentoi të vriste për hakmarrje një shtetas në Shkodër

13/02/2022 19:39
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është ekzekutuar këtë të diel në mbrëmje në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prekë Tonaj, punonjës i Ujësjellësit.

Tonaj ndodhej në lokalin në qendër të fshatit, kur një person i paidentifikuar, rreth orës 19:15 ka hapur zjarr ndaj tij. Ai u qëllua disa herë dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për të qëlluar shenjestrën e tij dhe për t’u larguar nga vendngjarja.

Nuk ka ende asnjë informacion për shkaqet e kësaj vrasjeje, por raportohet se viktima është qëlluar disa herë me arme zjarri.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e fshatit.

Prekë Tonaj, 11 vite më parë u arrestua për tentativë vrasjeje. Sipas policisë,  47-vjeçari tentoi të kryente një vrasje për hakmarrje, por përfundoi në prangat e policisë së bashku me dy të tjerët në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

 

Top Channel