E premte, 21 Maj 2021
11:30
Miratimi i kandidatëve për kryetar/ Të dielën mbledhje kryesie në PD

Kryesia e PD-së do të mblidhet ditën e dielë në orën 6 të pasdites për të miratuar kandidatët për kryetar dhe për rregullat e propozuara nga komisioni.

11:15
Berisha padit Sekretarin Blinken, Yuri Kim nga Vlora: Shqipëria po ndryshon! Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ndërsa ndodhet ditën  e sotme në Vlorë në kuadër të stërvitjes më të madhe në Ballkan,  “Defender 21” komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

11:10
Në fjalët e tij të para, Archie përmend Princeshë Dianën/ Harry flet i emocionuar: Do të doja që ajo të shihte djalin dhe të takonte Meghan…

Princ Harry zbuloi së një nga fjalët e parë të djalit 2-vjeçar, ishte gjyshja, si një kujtim i ëmbël, për Princeshë Dianën.

10:56
Berisha ‘non grata’ në SHBA/ Burimi: Basha do të japë dorëheqjen, sepse… Tregon pse ish-kryeministri zgjodhi Francën për gjyqin

Analisti Genc Burimi ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha sëbashku me familjen e tij.

10:55
SHBA/ Demokratët rezolutë: T’i bllokohet shitja e armëve Izraelit!

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, paraqitën një rezolutës për bllokimin e shitjes së propozuar Izraelit të armëve të precizionit të lartë me vlerë 735 milion dollar, një përgjigje simbolike kjo, ndaj ofensivës së shtetit hebre në Rripin e Gazës.

10:39
Trafik heroine gjatë viteve 2001-2002, në pranga 45-vjeçari shqiptar i dënuar me 9 vite në Itali (Emri)

Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 9 vite në Itali për trafik heroine është arrestuar në Durrës.

10:37
I kërkoi ILD-së nisjen e hetimeve për tre prokurorë të Dibrës/ Ç’thuhet në dosjen që i mbërriti në zyrë Olsian Çelës (DETAJE)

Ditën e sotme, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të nisë hetimin për tre prokurorë të Dibrës, mes tyre edhe kryeprokurorin e këtij institucioni.

10:33
Praglufte? Destrojeri amerikan në ujëra “kineze, Pekini dërgon anijet dhe avionët luftarakë!

Kina reagoi me zemërim ndaj dërgimit të një destrojeri amerikan në ujërat e shumë diskutuara të detit të Kinës jugore, pranë ishujve Paracel, në një mision, që sipas Washingtonit, i bën një vlerësim të drejtave dhe lirive të lundrimit, por që për Pekinin është ilegal.

10:20
Pandemia në Kosovë/ Mbi 53 mijë persona të vaksinuar

Numri total i rasteve pozitive me covid në Kosovë është 107.120 raste dhe 2.237 të vdekur.

10:15
Ushqimet e shëndetshme, që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, nëse e teproni me sasinë

Shumë produkte me vera ushqyese të larta mund të shkaktojnë probleme serioze për organizmin tonë, nëse konsumojmë sasi të tepërta të tyre.

10:13
Procesi i antarësimit në BE, Kurti: Duhen reforma konkrete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës tha se pret që kërkesat e Bashkimit Evropian të trajtohen me seriozitet.

10:07
Familja dha alarmin se ishte zhdukur/ Policia gjen 25 vjeçarin në Tiranë, ai habit me deklaratën

Një 25-vjeçar është gjetur nga policia e Tiranës, pas alarmit që familja e tij kishte dhënë.

09:57
Policia aksion në kryeqytet! Arrestohen 2 persona, mes tyre një 18-vjeçar. U kap me kokainë dhe udhëtonte pa patentë

Policia e Tiranës gjatë aksionit që ka bërë në orët e mesnatës ka vënë në pranga dy persona, si dhe u referuan materialet në në prokurori për tre persona të tjerë.

09:40
Plagosi me thikë të miturin, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 17-vjeçar.

09:36
Dosja 184/ Olsian Çela i kërkon ILD-së të hetojë tre prokurorë të Dibrës, mes tyre edhe drejtuesin e institucionit

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen hetimit për shkeljet individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj.

09:35
22 vite nga masakra e Stagovës në Kaçanik

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut.

09:29
Këto foto, do ju bëjnë të kuptoni se ambientit tuaj i mungojnë lulet!

Bimët janë të domosdoshme për ne, ato na ndihmojnë të marrim frymë, ofrojnë strehim për kafshët e tjera të gjalla dhe madje filtrojnë ujin tonë.

09:18
Kapet 21-vjeçari që tentoi të kultivonte kanabis (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili është kapur duke tentuar të kultivojë kanabis në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

09:10
Pazare droge në parkingun e supermarketit! Policia italiane arreston tre shqiptarët, mes tyre edhe një 25 vjeçare

Karabinierët e Compagnia di Osimo, në Italia arrestuan tre shqiptarë, dy burra të moshës 44 dhe 38 vjeç dhe një 25-vjeçare, nën akuzat e trafikimit të drogës.

08:52
Rama poston videon nga Pediatria e re në QSUT: Një investim i shumëpritur

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën me një video nga Pediatria e re në QSUT, të cilën e konsideron një investim të shumëpritur.

08:42
Ndalohet një nga 5 personat që donin të merrnin peng një burrë në Patos. Pasi nuk ia dolën e plagosën me armë

Policia e Fierit kë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

08:34
U kualifikua e para për finalen e Eurovisionit/ Flet Anxhela Peristeri: Jemi vend i vogël, por Shqipëria e meriton! (FOTOT)

Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri është kualifikuar e para për në finalen e madhe në Roterdam.

08:15
OBSH thirrje qytetarëve në mbarë botën: Vaksinohuni dhe evitoni udhëtimet ndërkombëtare!

Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se të gjitha vaksinat e aprovuara deri më tani janë efektive ndaj të gjithë varianteve të virusit COVID-19, por ka ana tjetër bëri thirrje që njerëzit të evitojnë fluturimet ndërkombëtare.

07:59
Rritet popullsia e moshuar, bie grupmosha 0-15 vjeç

Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por brenda totalit grup mosha deri në 15 vjeç po tkurret me shpejtësi, teksa ajo mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

07:23
Diell por ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në disa zona do të ketë edhe reshje.

06:57
Presidenti Biden nënshkruan ligjin kundër krimeve të urrejtjes

Duke e quajtur atë një shembull të rrallë bashkëkohor të bashkëpunimit dypartiak në Uashington, Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten legjislacionin që synon të luftojë krimet e urrejtjes kundër aziatikëve, të cilat janë përshkallëzuar në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë së koronavirusit.

06:32
Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten, duke ndalur një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve, shkatërrim të gjerë në Rripin e Gazës, dhe bllokoi aktivitetet në pjesën më të madhe të Izraelit.

06:16
Njihuni me rëndësinë jetike që ka Kalciumi përgjatë gjithë jetës dhe produktet ku gjendet

Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.

05:58
Vlerat shëndetësore të manave të bardha për diabetin dhe artritin

Mani më shumë njihet për frutin e tij meshije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti.

05:30
Uji i bamjeve/ Mënyrat si ta përdorni për shëndet të mirë

Bamja ka fituar një reputacion të pakundërshtueshëm si një ushqim plot vlera, për konsumatorët e të gjitha moshave, por ka veti të veçanta sidomos për njerëzit që janë të rrezikuar ose diagnostikuar me diabet. Bamjet mbajnë emrin botanik Abelmoschus esculentus dhe Hibiscus esculentus. Sipas kërkimeve, është e pranuar shkencërisht që bamja ka një efekt pozitiv në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak, por jo vetëm kaq.

05:05
Kujdesi për shëndetin/ Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një kontroll mjekësor? Shumica e njerëzve shkojnë tek mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të shëndetshëm, duhet të rezervoni një takim me mjekun tuaj.

04:44
Roveri kinez transmeton imazhet e para pas uljes në Mars

Pas zbarkimit me sukses në Mars në fundjavë, roveri kinez Zhurong transmetoi sot imazhet e para në Tokë. “Të gjitha sistemet po funksiononin normalisht”, raportuan mediet shtetërore.

03:36
U akuzua për plagjiaturë të doktoraturës, ministrja gjermane jep dorëheqjen

Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey e quajti debatin rreth doktoratës së saj si arsyen e vendimit që mori. “Në ditët e fundit ka pasur sërish diskutime në lidhje me disertacionin tim të vitit 2010,” shpjegoi 43-vjeçarja. Freie Universität Berlin (Universiteti i Lirë i Berlinit) i kishte dhënë asaj mundësinë për t’u pozicionuar deri në fillim të qershorit, ofertë të cilën ajo dëshiron ta shfrytëzojë.

03:13
BE-ja do të blejë 1.8 miliardë vaksina nga BioNTech/Pfizer

Komisioni Evropian (KE) nënshkroi një kontratë të re me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer për të blerë 1.8 miliardë vaksina.

02:42
Japonia miraton përdorimin e vaksinave Moderna dhe AstraZeneca kundër COVID-19

Këshilli këshilldhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, Punës dhe Prosperitetit të Japonisë ka miratuar përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga kompania amerikane Moderna dhe prodhuesi britaniko-suedez AstraZeneca.

02:20
SHBA, shkon në mbi 33 milionë numri i të infektuarve me COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 587.884, prej të cilëve 659 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:57
Minamar, shkon në 807 numri i të vdekurve në protestat kundër grushtit të shtetit

Numri i të vdekurve nga shtypja e juntës ushtarake në Mianmar kundër protestuesve pro-demokracisë është rritur në 807.

01:46
Zjarre të mëdha në Greqi/ Qindra zjarrfikës nuk i venë dot në kontroll flakët në Korinth

Për më shumë se 24 orë zjarrfikësit grekë nuk kanë mundur të vënë nën kontroll një zjarr i fuqishëm që ka djegur deri tani të paktën 2000 hektarë pyje në zonën e Korinthit.

01:21
Arrihet armëpushimi/ Izraeli dhe Hamasi ndërpresin sulmet pas 11 ditësh

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin luftën mes tyre duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite.

00:58
Covid-19 katërfishoi vdekjet/ Në 2020 më shumë shqiptarë vdiqën nga sëmundjet e zemrës dhe tumoret

Shqipëria në vitin 2020 njohu një rritje me 25.8% vdekje më shumë krahasuar me 2019-tën. Vitin e shkuar, humbën jetën 15.504 meshkuj dhe 12.101 femra.

00:34
Rinumërohen votat e Beratit/ Në kuti, pak vota të kontestuara. I jepen PS e më pak PD e LSI

Opozita ia doli te bindë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur 114 kuti në Berat me shpresën se do marrë mandatin e humbur për 77 vota.

00:10
Daja: E kemi vetë në dorë fatin tonë, Vllaznia meriton komplimente!

Ilir Daja doli këtë të enjte në konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen ndaj kësaj të premte ndaj Vllaznisë, sfidë që për Partizanin mund të rezultojë edhe si një finale titulli. Numri 1 i stolit të kuq u shfaq optimist duke deklaruar se tashmë Partizani e ka vetë në dorë fatin e tij dhe nuk i druhet asnjë aleance ndërkohë që vlerësoi Vllazninë si një rival shumë të fortë.

00:02
Martini: Kemi shanse të mëdha për titullin, deklarata e Laskës ishte një thumb

Edi Martini në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Laçit foli edhe njëherë për disfatën ndaj Partizanit ndërkohë që analizoi ndeshjen e radhës ndaj Laçit duke u shfaqur optimist për shanset që kanë durrsakët për të fituar titullin kampion. Në lidhje me deklaratën e presidentit Laska, Martini tha se më shumë sesa diçka reale ajo deklaratë ngjason me një thumbim nga ana e presidentit të kurbinasve.

E enjte, 20 Maj 2021
23:59
Brdaric: Na pret një betejë, Vllaznia s’ka asgjë për të humbur

Vllaznia tashmë e ka fituar kampionatin e saj dhe ndaj Partizanit, në sfidën e parafundit të kampionatit, nuk ka asgjë për të humbur. Kështu shprehet trajneri i kuqebluve, Tomas Bradaric, në konferencën për shtyp para takimit.

23:45
Barça gati revolucionin, ulje page ose në merkato, kushti për 14 lojtarë

Klubi i Barcelonës po planifikon të bëjë revolucion para nisjes së sezonit të ri futbollistik. Sikurse njofton e përditshmja “Sport”, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia “bluagranat” kanë një plan konkret për të ulur shpenzimet për pagat, duke larguar emra të rëndësishëm. Është përpiluar tashmë një listë me plot 14 futbollistë të cilëve do t’u propozohet ose ulja e pagave ose nxjerrja në shitje, kuptohet nëse ofertat do të jenë të pranueshme.

23:23
Duro: Krenar me ecurinë e skuadrës, luajmë deri në fund për titullin

Që në fillim të kampionatit, Laçi u projektua për titullin dhe dy javë para fundit është ende aty në garë, ku një fitore me Teutën do të mbante ende në garë kurbinasit.

23:05
Shqipëria kalon në finalen e Eurovision 2021, ja shtetet që do të performojnë mbrëmjen e së shtunës

Shqipëria do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2021.

23:03
Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Anthony Blinken, vjen reagimi i parë nga DASH

“Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se ‘nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore’ në përgjigje të deklaratës së zotit Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje”, ky ishte njoftimi i “Zërit të Amerikës”, në Twitter.

23:02
Interi zgjidh problemet ekonomike, vijnë 275 milionë euro nga Oaktree

Teksa po bëhen gati për të marrë zyrtarisht titullin kampion, në ceremoninë që po organizohet për këtë të diel, në përfundim të sfidës me Udinesen, te Interi mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje, këtë herë jashtë fushave të lojës.

22:50
Publikohet lista e Maqedonisë, 6 shqiptarë do luajnë në Europian

Maqedonia e Veriut shënoi një arritje historike në futboll, pasi për herë të parë në histori do të garojë në fazën finale të Kampionatit Europian, i cili starton më 11 qershor në Romë me sfidën mes Italisë e Turqisë.

22:44
Lufta e përgjakshme 11 ditore mes dy vendeve, kabineti i sigurisë së Izraelit njofton armëpushim me Palestinën

Qeveria e Izraelit ka konfirmuar miratimin e vendimit për një armëpushim në Gaza.

22:43
“Veprimin e Berishës do ta bënte çdo lider i përgjegjshëm”/ Mërtiri: Nëse bën gjyqin dhe e fiton, PD merr kredite

Analisti, Ergys Mërtiri thotë se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, por shton se nëse ish-kryeministri e fiton gjyqin ndaj sekretarit amerikan, PD do të fitojë shumë kredite.

22:36
Anxhela Peristeri “shkëlqen” në Eurovision, këndon shqip dhe bën lëvizje sensuale në skenë (FOTO)

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”.

22:29
U shpall ‘i padëshiruar’ nga SHBA/ Ngjela: Provat do dalin. Proces historik për një ish president që ka pasur afekt ndërkombëtar

Jursti Spartak Ngjela, i ftuar në “Open” ditën e sotme foli për vendimin e Berishës, i cili në konferencën për shtyp të dhënë ditën e sotme tha se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe kësisoj nuk do të distancohet nga Partia Demokratike.

22:18
Hila: Nëse PD futet në parlament me Berishën i ka rënë gjithë kauza e saj për dekriminalizimin

Analisti Dritan Hila i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka deklaruar se qëndrimi real i Partisë Demokratike në raport me ish-kryeministrin, Sali Berisha, pas vendimit të DASH për ta shpallur ‘non grata’ në SHBA.

22:13
Bolino krahason Berishën me Doshin dhe Dakon/ Gjekmarkaj: Ja pse reagoi sot ish kryeministri! Të gjithë po presin provat…

Gazetari Carlo Bolino ka krahasuar vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon duke thënë se ish kryeministri mendon se është mbi ligjin.

22:05
Ngjela: Amerika ka të drejtë të nxjerrë këdo “non grata”, lëreni Berishën të bëjë punën e vet

Avokati Spartak Ngjela ka theksuar se Amerika ka të drejtë të shpallë këdo “non grata” sepse është në shtëpinë e saj, pavarësisht se Berisha e ka konsideruar si fyerje në funksion të së vërtetës.

22:00
Rama tregon sa ka shkuar numri total i të vaksinuarve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama bën me dije se numri i qytetarëve të vaksinuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 700 mijë.

21:59
Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite.

21:51
Berisha i shpall betejë ligjore SHBA-së, Ngjela: Bëri gabim, përshpejtoi procesin penal kundër tij

Jursti Spartak Ngjela, i ftuar në “Open” ditën e sotme foli për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe betejën ligjore që ky i fundit ka hapur ndaj SHBA-së.

21:43
Berisha tha se do të padisë sekretarin Blinken, Mërtiri: Veprim kurajoz! Ka diçka në këtë mes

Analisti Ergys Mërtiri e ka cilësuar gjënë më normale veprimin e Sali Berishës që të hedhë në gjyq sekretarin Anthony Blinken, i cili e shpalli person “non grata” në SHBA.

21:39
Debati/ Gjekmarkaj: Bolino në ekstazë për vendimin e DASH; Gazetari: Berisha më cilëson mafioz pa asnjë provë! E kam hedhur në gjyq

Deputeti i ardhshëm nën radhët e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, me gazetarin Carlo Bolino.

21:37
Berisha i shpall betejë ligjore SHBA-së/ Hila në “Open”: Po fiton kohë! Berisha s’do dalë nga ‘lista e zezë’ e DASH, do jetë gjithnjë i njollosur

Analisti Dritan Hila ka folur për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe betejën ligjore që ky i fundit ka hapur ndaj SHBA-së.

21:34
Bollino: Kemi 20 vite me Berishën që shpif, edhe mua më shpalli “non grata” pa pasur fakte

Gazetari Carlo Bollino ka folur për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën duke thënë se një person ka marrë kurajo për të artikuluar një akuzë.

21:30
Kapet radikali i ushtrisë së Gjermanisë që hiqej si refugjat sirian, për të vrarë politikanë e ekspozuar sistemin (fotot)

Një oficer i ushtrisë së Gjermanisë që kishte planifikuar të vriste me atentat ministria të vendit, duke u hequr si refugjat sirian, doli sot për herë të parë në gjyq për terrorizëm.

21:28
Reagon Zylfie Haklaj ndaj padisë së Berishës për sekretarin Blinken

Zylfie Haklaj një akuzuese e fortë e Sali Berishës duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, zotin Blinken.

21:23
SHBA: Njoftime inkurajuese për një armëpushim izraelito-palestinez

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se njoftimet për një lëvizje drejt armëpushimit në konfliktin izraelito-palestinez janë inkurajuese, edhe pse Izraeli ka kërcënuar se do të shtojë sulmet ndaj Gazës dhe Hamasi rifilloi hedhjen e raketave pas një ndërprerje.

21:20
“Ditë e zezë për Shqipërinë”/ Gjekmarkaj për Sali Berishën: Do të doja transparencë dhe fakte për të gjykuar

Agron Gjekmarkaj thotë se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën bazohet duke gjykuar periudhën 2013-2021.

21:00
Zvicra dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në

Me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shteti i Zvicrës i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

20:54
Barça gati revolucionin, ulje page ose në merkato, kushti për 14 lojtarë

Klubi i Barcelonës po planifikon të bëjë revolucion para nisjes së sezonit të ri futbollistik.

20:49
Grabitja me viktima e mjetit të vlerave, shokon Amsterdamin (fotot)

Një grabitje e dhunshme, e armatosur ka shokuar mbrëmë Holandën, ku të dyshuarit tentuan të largohen me rreth 50 milionë euro.

20:44
Ftesë në 5/ Përdhunimi i 15 vjeçares në Mirditë, e ftuara: I kërcënuan të ëmën!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua rasti tronditës i abuzimit seksual të 15 vjeçares në një fshat të Mirditës.

20:43
Deri tani PS dhe LSI kanë 74 vota diferencë/ Nesër rinis numërimi i kutive të mbetur në qarkun e Beratit

KAS ka marrë vendimin që të rihapen kutitë në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat.

20:40
Fiks Fare/ Aksidentohet i mituri, mjeku “harron” të plotësojë kartelën

I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku harron të shkruaj diagnozën në regjistër dhe mjeku ligjor e nxjerrë me dëmtime të lehta.

20:35
Dënimi i Adriatik Llallës/ Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin! Ky është dinjiteti i vërtetë

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Gjithashtu atij i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike.

20:33
Vdekja e Maradonës, shtatë persona akuzohen për vrasje me dashje

Shtatë persona akuzohen për vrasje të dyshuar me dashje (një krim për të cilin dënimet variojnë nga 8 në 25 vjet burg) nga prokurorët që hetojnë vdekjen e Diego Armando Maradonës.

20:29
Statistikat e INSTAT/ Në vitin 2020 u rrit numri i viktimave. Ky është qarku me numrin më të madh të humbjes së jetëve

Shqipëria në vitin 2020 njohu një rritje me 25.8% vdekje më shumë krahasuar me 2019-tën. Vitin e shkuar, humbën jetën 15.504 meshkuj dhe 12.101 femra.

20:25
Kurti u dërgon ftesa për takim krerëve të partive opozitare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

20:07
Nuk e prisnim! Ola përlotet për Antonelën, ja çfarë thotë

Ola përlotet teksa flet për Antonelën, e cila i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Për’Puthen.

20:05
FOTOT/ I armatosur ‘gjer në dhëmbë’ ish-ushtaraku belg kërcënon mjekë e qeveritarë

Një ish-ushtarak i rrezikshëm belg ka kërcënuar mjekët dhe qeveritarët, sepse nuk është dakord me masat e vendosur për shkak të pandemisë.

20:01
BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që deri në fund të muajit qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

19:54
Të dy punësuarit, më shumë taksa/ Tatimet ju morën 4 milionë euro më shumë

Tatimpaguesit e dy punësuar me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit kanë paguar një vit më parë 502.4 milionë lekë apo rreth 4 milionë euro tatim shtesë për deklarimin vjetor të të ardhurave.

19:52
“Do ishim ndryshe sot”/ Blerimi flet para Antonelës: Do më marrë malli për ty…  

Blerimi dhe Antonela kanë zhvilluar një takim 4 minutësh për të folur në lidhje me marrëdhënien e tyre.

19:49
“Prokurori kërkoi 20 për qind”/ Akuza e një familje kundër prokurorit Ervin Beqiri

Prokurori nën hetim nga Vettingu, Ervin Beqiri, kërkon 20% të shumës së një dëmshpërblimi, që një familjeje shqiptare fitoi në Itali, pas vrasjes aksidentale të djalit të tyre në vitin 2004.

19:49
Përdhunuesit mbeten në burg/ Dhunuan seksualisht një 15 vjeçare duke e shantazhuar

Përdhunimi i 15 vjecares nga 5 persona nga mosha 17 vjeç deri ne 44 vjeç tronditi opinionin publik ne vendin tone.

19:47
Dy vjet burg për Adriatik Llallën/ Gjykata i merr edhe pasuritë. E përjashton 5 vite nga çdo funksion publik

Për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në tre raste, Adriatik Llalla, ish prokuror i përgjithshëm u shpall fajtor dhe dënua me 2 vite burgim.

19:44
Penalizmi i Berishës nga SHBA/ Analistët shikojnë që vendimi i SHBA është sinjal dhe për të tjerë

Edhe pse zëra ishin dëgjuar, njoftimi i sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, për të ndaluar hyrjen në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për veprimet e tij korruptive që minuan demokracinë, ka qenë suprizues.

19:40
VIDEO/ Stuhi breshëri në Tiranë

Një stuhi breshëri ka ‘pushtuar’ pak më parë Tiranën. Nuk dihet nëse stuhia e breshrit, e cila zgjati shumë pak, ka shkaktuar dëme në të mbjella.

19:39
SHBA-Berisha, histori përplasjesh/ Si përfundoi ‘non grata’ politikani dikur i përkëdheluri i Washington

Marrëdhënia e Sali Berishës me Shtetet e bashkuara të Amerikës ka qenë shumë e luhatshme dhe ka njohur kontraste shumë të forta.

19:39
Berisha padit Blinken: Sekretari amerikan ka shpifur, do dënohet nga Gjykata!

Berisha u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij ndërsa hynte në sallën nga ku do sulmonte si shpifës sekretarin amerikan të shtetit Antoni Blinken.

19:37
“Berisha abuzoi për t’u pasuruar”/ Palmer: Do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin.

19:36
“Pse u mundove të më puthësh?”/ Antonela tallet me veprimet e Sindit, Geljani zbulon bisedën që nuk e dinim!

Antonela dhe Geljani kanë ironizuar veprimet e Sindit dhe deklaratat e saj.

19:31
Albin Kurti ftesë për takime tre liderëve opozitarë të Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

19:29
“Toyota” përplaset me motorin pa targa, drejtuesi i tij dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë.

19:28
Antonela rrëfen se e dinte përfundimin e historisë me Atdheun/ Geljani: Do ndahet me Sarën pas 2 javësh!

Në takimin e saj me Geljanin, Antonela ka treguar se zhgënjimin më të madh e ka pasur nga Mevlani gjatë gjithë rrugëtimit në Për’Puthen.

19:19
‘Çarli më kafshoi gishtin’/ Video virale më e shikuar do të hiqet nga YouTube për t’u shitur në ankand

Me më shumë se 881 milionë shikime, një nga videot zbavitëse më të suksesshme, ‘Charlie bit my finger’ (Çarli me kafshoi gishtin) do të hiqet nga rrjeti publik Youtube për t’u nxjerrë në ankand.

19:11
Berisha tha se akuzat e Blinken s’kanë asnjë bazë, ja arsyeja pse vendimi i DASH nuk mund të apelohet!

Sekretari Amerikan i Shtetit ishte ai, që ditën e djeshme, përmes një shënimi në Twitter njoftoi shpalljen ‘non grata’ nga SHBA të Sali Berishës dhe familjes së tij.

19:06
Do e dorëzosh mandatin e deputetit? Berisha mbyll konferencën me batutë: Thashë se do ta dyfishosh

Konferenca për shtyp e Sali Berishës është mbyllur me një batutë për këdo që mendon se ish kryeministri do të largohet nga politika pas vendimit të SHBA për ta shpallur “non grata”.

18:58
Donald Lu ka inciuar vendimin e SHBA? Ja si përgjigjet Berisha, tregon se ka komunikuar edhe me miqtë amerikanë

Sali Berisha ka zbuluar se ka pasur komunikime me miqtë amerikanë pas vendimit të SHBA për ta shpallur “non grata” por nuk ka pranuar ndihmën e askujt.

18:56
Elon Musk ‘shemb ose rrit’ vlerën e Bitcoin me një fjalë të vetme (fotot)

Kriptovaluta dixhitale më e fuqishme e botës, bitcoin, ishte në rënie të lirë në fillim të javës, pak pasi miliarderi Elon Musk përmendi në një këmbim mesazhesh në rrjetin Twitter se kompania e tij, Tesla mund të shesë ose ka shitur, aksionet e saj te rrjeti dixhital valutor.