Ndryshime në listën e drejtuesve politikë të PS/ Balla kalon në Fier, Gjiknuri në Elbasan dhe Ahmetaj në Vlorë

02/09/2021 11:38

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në listën e drejtuesve politikë të PS në qarqe.

Taulant Balla, i cili në zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik në Elbasan, ka kaluar në Fier ndërsa në vendin e tij ka kaluar Damian Gjiknuri.

Ndërsa Arben Ahmetaj, i cili u caktuar edhe zv.kryeministër do të jetë drejtues politik në Vlorë. Spiropali do të jetë në Kukës ndërsa për Beratin është caktuar Bledi Çuçi.

TIRANË – Erion Veliaj

DURRËS – Adrian Çela

ELBASAN – Damian Gjiknuri

VLORË – Arben Ahmetaj

SHKODËR – Edona Bilali

FIER – Taulant Balla

KUKËS – Elisa Spiropali

BERAT – Bledi Çuçi

DIBËR – Ulsi Manja

GJIROKASTËR – Mirela Kumbaro

Top Channel