Koreja e Veriut ka refuzuar gati tre milionë vaksinat që iu ofruan për të luftuar koronavirusin, duket kërkuar që ato të dërgohen diku tjetër.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara pohoi se Peniani bëri thirrje që ato të dërgohen në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave. Programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze Sinovac.

OBSH-ja thotë se deri në 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus. Rreth 37,000 njerëz – përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor – janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativë, deklaroi organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj javor për situatën.

Koreja e Veriut ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit që nga fillimi i pandemisë. Ajo ishte një ndër vendet e para që mbylli kufijtë janarin e vitit të kaluar.

Top Channel