Dikur e varrosën për së gjalli, vdes 96 vjeç “babai i Zorba grekut”!

02/09/2021 14:35

Kompozitori i famshëm, Mikis Teodorakis, i adhuruar ne Greqi si hero popullor, e gdhendi emrin e tij në përjetësinë botërore me muzikën e filmit “Aleksis Zorba” dhe sirtakin e famshëm.

“Mikis “, siç e njihnin të gjithë, ndërroi jetë në Athinë në moshën 96 vjeçare. Koncertin e parë e dha në moshën 17 vjeçare; gjatë pushtimit nazist luftoi kundër trupave gjermane, kurse në luftën qytetare greke të vitit 1946-1949 iu bashkua kampit të majtë.

U arrestua disa herë si kundërshtar komunist i regjimit, u torturua e madje dhe u varros për së gjalli. Në vitin 1970 Teodorakis u dëbua në ekzil, por rebeli grek vazhdoi të kompozojë e udhëtojë nëpër botë. Në vitin 1974, pas fundit të diktaturës ushtarake, ai u kthye në Greqi, ku u prit si hero.

Me këngët e tij ai prekte zemrat e grekëve. Lufta e Teodorakis drejtohej gjithmonë kundër barbarisë dhe shtypjes. Në vitin 1986 ai themeloi së bashku me kompozitorin turk, Zülfü Livaneli Komitetin e Miqësisë Turko-Greke për t’i dhënë fund armiqësisë shekullore mes dy vendeve fqinje. Të dy artistëve iu desh të dëgjonin shumë akuza si tradhtarë të kombit.

Angazhimi muzikor nuk e pengoi kompozitorin të shprehej me fjalë të qarta edhe për politikën aktuale greke, sië ndodhi së fundi, kur reagoi gjatë krizës së koronavirusit e kritikoi masat e qeverisë, që në fillim, nuk u ofroi ndihma muzikantëve të cilët mbeten të pa papunë.

Top Channel