Mbollën kanabis në mes të pyllit, arrestohen 2 shtetas në Vlorë, mes tyre një 16-vjeçar

02/09/2021 16:16
Foto ilustruese

Dy shtetas janë arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet se kanë mbjellë lëndë narkotike në një pyll, pranë fshatit Beshisht në Vlorë.

Ndërkohë, në fshatin Babicë të qytetit bregdetar u arrestua një tjetër i dyshuar si trafikant droge. 39-vjeçarit me iniciale M.A. , iu gjetën disa doze kokaine, të ndara në qese, gati për t’u shitur, në makinën e tij.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Beshisht, Vlorë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel