Korçë/ Arrestohet 1 person procedohen penalisht 4 të tjerë, ja përse akuzohen

02/09/2021 14:31

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

I arrestuari është një 34-vjeçar, i cili pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 59 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit Th. F., 59 vjeç”, njofton policia.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve R. B., 29 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë dhe I. C., 38 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, pasi këta shtetas janë kapur duke prerë dru, në pyjet e fshatit Vithkuq.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasit D. B., 23 vjeç dhe K. N., 33 vjeç, banues në Pogradec dhe Korçë, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, shtetasi D. B., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe pasi u kap nga shërbimet e policisë, shtetasit K. N, pasagjer në këtë mjet, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel