Fier/ Arrestohet 25-vjeçarja që drejtonte “BMW” në gjendje të dehur. Procedohet penalisht një person për zjarrvënie të qëllimshme

02/09/2021 14:07

Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia e Fierit duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu është proceduar penalisht një person pasi dogji barëra në tokën e tij në fshatin Pojan. Si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen B. M., 25 vjeçe, banuese në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin N. U., pasi në fshatin Pojan, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur disa rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel