Xhaçka pret homologun danez: Kemi pritshmëri nga mbledhja e radhës së KE-së

02/09/2021 16:52

Shqipëria e meriton tashmë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, u shpreh ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit me homologun danez.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, mbërriti sot në Tiranë dhe do të qëndrojë dy ditë.
Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Ajo u shpreh se Danimarka ka qenë një nga gjyqtaret më të rrepta e më kërkuese në lidhje me progresin e Shqipërisë dhe se mbështetja e saj është provë e qartë se progresi i bërë ka qenë i prekshëm dhe bindës.

Ne patëm rastin të bisedojmë nga afër për gjithçka kemi bërë, por edhe për kushtet e vështira në të cilat është bërë kjo punë vërtet e madhe për përmbushjen e çdo kërkese të BE-së. Pata rastin të shpreh pritshmëritë e larta që ne kemi nga mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së, si një vend që tanimë e meriton dhe është plotësisht i gatshëm për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh ministrja në deklaratën e saj pas takimit me homologun danez.

Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm danez në Shqipëri, që pas vizitës së Per Stiger Moller 15 vite më parë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel