Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit, duke mohuar se ka një marrëveshje të përfunduar mes qeverisë shqiptare dhe grupit të investitorëve.
Rama theksoi se ishulli është ende pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner.
Ai ironizoi raportimet për projektin, duke thënë se çështja po trajtohet sikur flamingot në Sazan do të vriten dhe do të përfundojnë si mëngjes për Donald Trumpin.
“Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes. Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra”, u shpreh Rama.
*Kjo intervistë është zhvilluar më 7 tetor 2026.
Top Channel